Zhvillimi i teknologjisë-Aziz I. Ahmeti


“Shkenca e sotme është teknologjia e nesërme”

Mund të jetë një imazh i 1 person

– Edward Teller

ZHVILLIMI I TEKNOLOGJISË

Sa mirë që ka përparuar teknologjia,

Sot qaset lehtë i rrituri, por edhe fëmija!

Në çdo fushë të dijes, në cilën do lëmi,

Merr informacione çdo person, çdo njeri.

Sa fort njeriu është lidhur me teknologji,

Si një ndikues ka krijuar shumë varësi!

Në internet, me telefon, kompjuter, tablet…

Merr informata të ndryshme shpejt dhe lehtë.

Teknologjia gjithnjë e më shumë po përparon,

Intelegjenca artificiale njeriun po e zëvendëson,

Robotë të llojeve të ndryshme janë krijuar,

Punët e vështira njeriut për t`ia lehtësuar.

Po të përdoret vetëm për mirë teknologjia,

Çdo ditë e më shumë do të nryshojë njerëzia,

Sa do të doja, t`i zbatojmë gjërat me vlera,

Larg gjërave të këqija, duhet t`u mbyllet dera!

Autori: Aziz I. Ahmeti, 12. 08. 2024