Zihemi-Horgito Hoxha


Horgito Hoxha

Zihemi me veten çdo ditë,

Në rrugë a heshtur në shtëpi,

Zihemi se mbi bluzë bie një pikë,

E kur lëkurën na rrjep një hardhi.

Se lemë rehat shpirtin e mëndjen,

I grushtojmë me fjalë e kujtime,

E qëndisim zhurmshëm dhimbjen,

Se zemë të luajmë me përjetime.

Kështu na shkon dita e tërë,

Na ik muaji e viti pa dëshirë,

Harojmë se kur flemë çdo darkë,

Kësaj bote i themi lamtumirë…