Zihni Ndregjoni-Jo fukara…..!!


JO FUKARA…..!!

Me jepni mua aq sa të ushqehem.
Dua t’jetoj edhe t’mësoj.
Më quajnë fukara.
Dot s’e duroj.
Shpirti, m’është vra.!

Jam fëmi.
I rëndë,është për mua loti në sy.
Peshë në zemër.
Ndjej trishtim.
Është mallkim,trishtimi im.!

Më jepni mua të drejtën e jetës.
Jam e ardhmja,për hir të së vërtetës.
Dua t’mësoj që të jap diçka.
Të jem edhe unë ndër të tjerë.
Jo fukara…..!!

Zihni Ndregjoni aut.Shqipëri.
E drejt aut.5/1/2023. 

About Post Author