Zihni Ndregjoni-Këtë kërkoj…!!


KËTË KËRKOJ …..!!

Ditët që t’na vijnë.
I dua, të mira.
Ditë të begatshme.
Jo me “re”,të nxira.!

Kam kaluar shumë.
Ditë, me halle plot.
Jo se më kanë mposhtur.
Por, më nuk duroj dot.!

Në këtë fund jete.
Dua, të shijoj.
Kjo të më jap forcë.
Edhe të këndoj.!

Por për të kënduar.
Shpirti, duhet të qesh.
Këtë kërkoj unë.
Të qeshurën, midis nesh.

E për të qeshur.
Duhen ,ditë “behar”.
Ditë që ti gëzoj.
Mbarë ,kombi shqipëtar….!!

Zihni Ndregjoni aut.Shqipëri
E drejt aut.20/12/2022.

About Post Author