Zihni Ndregjoni:Këngë moj malli , ç’më mori….!!


Këngë moj çelma zemrën.

T’ia nis ,t’këndoj për femrën.

T’ia nis t’këndoj për nënën.

T’ia nis t’këndoj për motrën.

Cop e imja,m’bëjn drit votrën.

T’a nis t’këndoj për grua.

Është shoqe ,mike për mua.

T’ia nis t’këndoj për binë.

Kur e shoh ,shpirtin ma ndrinë.!

Këngë moj t’marr mandolinën.

Ta gjëmoj ,grykën e malit.

Hej hej ti them mallit.

Këngë moj, lëmoma shpirtin.

Se më digjet ditë e natë.

Për të ëmblat ,serenatë.

Për të ëmblat labërishte.

Eh njëherë, se ç’na ishte.

Kur këndonte malësori.

Këngë moj malli ,ç’më mori..!!