Zihni Ndregjoni:Loti i mallit,nis pikon….!!


LOTI I MALLIT,NIS PIKON….!!

Mendja ikën gjer gjetiu.

Si të ishte, erë veriu.

Ndalet t’pushoj n’shpat të thatë.

Rri me hënën plot një natë.!

E pret diellin t’dal maj mali.

Ta shoh fushën, ti dalë malli.

Ta shoh dardhën e kubenit.

T’pushoj n’hije ,si n’krye t’vendit.!

Ngrihet ec n’rrugë të ngusht.

Kujton baltën edhe n’gusht.

Te gjirizi ndal pi ujë.

Veç ai etjen t’ja shujë.!

Me të njohur përqafohet.

Kohë e hershme, i kujtohet.

Sa afrohet te përroi.

Merr nji gur, nis ta lëmoi.!

I kujtohet fëmijëria.

Pyet ,ku është shoqëria.

Kur shkel n’prag të shpisë.

Përkëdhel derën,e avllisë.!

N’atë derë hyra e dola.

Vegjëlinë,aty gëzova.

Përulet ta puth fillon.

Loti i mallit,nis pikon….!!

About Post Author