NËNA JOTE,NËNA IME….!!
Kush të mbajti nga do shkoi.
N’bark të kishte dhe punoi.
Kur të lindi t’dha uratë.
Biri im paç ,jetë të gjatë.
Nëna ime nëna jote.
Të gjithë nënat tona të shtrenjta.
Janë lulet ,e kësaj bote.!
Kush t’përkundi të të zëj gjumi.
Nina nina ,të këndoi.
Kush s’vuri sy në gjumë.
Kur sëmundja, të lëndoi.
Nëna nëna shpirtë mirë.
Lumturinë e bijve të saj.
Ka ,dëshirë…!!
E ku ka tjetër si nëna.
Ngroh si dielli.
Ndrit, si hëna.
Se zë gjumi kur s’të ka pranë.
Dhe një ferrë ,po të çpoi.
Ajo vuan i pikon loti.
Të bekon ,njëlloj si zoti….!!
Kur nuk është më në ketë jetë.
Të zë malli, zë e qan.
Të kujtohen fjalët e ëmbla.
Shpirti dhimbjen ,dot s’e mban.
Nis çfleton ato kujtime.
Nëna jote ,nëna ime…!!
