Zija Çela:Më deshën, siç më doni ju…


Zija Çela

Më deshën, siç më doni ju…

Teksa kthehesha nga kopshti me selvi e me mermere, ku prehet im bir (e shtuna e Tan Çelës për mua), po mendoja se, pavaresisht nga goditjet e fatit, sa kontraste te forta te sjell jeta. Dje kisha ditelindjen. Nuk kisha menduar asnje shenje, kurrgja pra, kurrgja per dje. Por nese une jo, miqte po. (Eh, bekoji, o Zot!) Madje, kur u zgjova ne mengjes, urimet kishin filluar me tag-e qysh ne mesnte. Pastaj vazhduan deri mbremje vonese me vrull, me dashuni, plot sinqeritet e vleresime, por edhe me teprimet qe temperatura e zemres i jep fjales. Që ne mengjes, plot njohje dhe fisnikeri solide erdhi gjithashtu Luan Rama në gazeten Telegraf, në një faqosje gjithë perkujdesja nga Engjell Musai. Nderkohe qe telefoni cingeronte, mua me mbetej peng pamundesia qe, kesaj here, nuk mund t’u pergjigjesha që te gjitheve një nga një, sepse…

Sepse e dija nje gjë që dje do ta beja patjeter. Me kishte njoftuar prej kohesh zonja Alba Frasheri, shefe e departamentit te frengjishtes ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja. Ishte fjala per romanin “Le Diable comique” (Djalli komik), botuar ne Francë nga Flauves Editiones.

Edhe vajta në auditor. Kisha ne krah perkthyesin Sebastien Grigourt. Perballe studente, pedagoge dhe, bashke me ne, zonja Claire Nantier, keshilltarja e pare e Abasadades se Frances ne Tirane, si dhe atasheu gjuhesor Jean-Luc Puyeau.

Qysh ne fillim, në syte e te pranishmëve dallova nje kartevizite te bukur ne sy, ishte ajo e ndjeshmerise dhe e garancise se komunikimit. Në stinen e pranveres se frankofonise, pasu rrefeva përvojen time me gjuhen dhe kulturen franceze, nisi dialogu mes autorit te romanit dhe perkthyesit. Sfida dhe pervoja jonë, çka u shoqërua edhe me pyetje nga auditori. U pohua se Sebastien Grigourt kishte bere nje perkthim mjeshteror. Ia kisha thene edhe kur ma kalonte nga Parisi perkthimin dore pas dore dhe, doemos, e perserita aty.

Me duket se takimin e fundit me lexuesit e kisha bere ne Festivalin letrar, qe u organizua ne Tirane. Qysh atehere isha mbyllur, pune, pune. E ndjeva se me kishte marre malli per komunikimin e drejtperdrejte njerezor dhe i desha te pranishmit. Ashtu më bëhet sikur më thanë, më deshën edhe ata. Ja, ashtu siç më doni ju!