Zija Cela:Një fotografi dhe pak histori


Zija Cela

Aty nga mesi i viteve ‘90-të, shkrimtarja Mira Meksi dhe fotografi Roland Tasho patën një ide interesante. T’u beheshin shkrimtareve portrete, duke perdorur të njëjtën karrige. Dhe po ne atë karrige secili prej autorëve të linte nenshkrimin e tij.
Nuk di pse, unë po e shtyja gjithnjë. Nje dite, sic isha ne rruge, i thashe vetes: “Tani, tani shko!” Dhe me atë veshje e pa ndonjë pispillosje, u paraqita te fotografi. Edhe nenshkrimet deshmonin se isha vonuar. Mezi gjeta pakëz vend që të nenshkruaja, me sa më kujtohet, mbrapa njërës nga këmbët e karriges.
Kjo është fotoja e asaj dite.
Karrigia eshte ruajtur, ajo ende ekziston. Por fotografi i shquar Roland Tasho ka bërë edhe më shume, ai e ka botuar kete album të paperseritshem. Qysh prej asaj kohe, shumë kolegë kanë ndërruar jetë. Natyrisht, andej ne të gjithë do të jemi veç e veç, por në album kemi mbetur bashkë… 

About Post Author