Zija Çela

Një grua…
Petrarka gjithë mundin krijues ia kushtoi poemës “Afrika”. Në pushime, kur çlodhej pas punës, shkruante sonete për të dashurën.
S’kaloi shumë kohë dhe u harrua “Afrika”, ajo gjigandja me mijëra vargje, ndonëse Petrarka ditë e natë punoi për të, pa gjetur paqe.
Vetëm te voglat, poezite për Laurën, jetuan. Madje ngado njerëzisë ia morën mendtë. U ngrit një grua dhe për Poetin bëri më shumë se një kontinent.
Nje grua, nje grua, per Qiell e per Toke, edhe Zot te ben kur ta jep ne koke!
Shënim: Ky portret vjen si shenjë miqësie nga Hana Xhihani, poete e piktore, mikja jonë që jeton në Francë.
Marre nga facebook.