Zija Cela:Zotëri, porosia juaj arriti- Pica të ngrohta dhe libra të ftohtë –


Zija Cela:Zotëri, porosia juaj arriti

– Pica të ngrohta dhe libra të ftohtë –

Pas perurimit në panair, “Gjaku i dallëndyshes”, triptiku me tri romane në një libër, kaloi ne fazën e leximit. Falenderoj te gjithe ata që iu drejtuan menjehere stendes se Onufrit, ku moren gjithashtu botimin tjeter te ketij viti, vellimin me tregime “Thika pa gjak”. Falenderoj miket fsnike, të cilat nuk u mjaftuan me kaq, por më sollën edhe lule. E po ashtu u falem mjaft te tjerëve, qe m’i derguan me foto librat qe kishin marre.

Në stenden e ONUFRIT mund te ndjeje kenaqesi të veçante edhe per klasin e larte të botimit. Aty shihje libra që shembellenin si vepra arti ne vetvete. E kjo, veç të tjerave, eshte shprehje e respektit te botuesit per marken e vet, respektit per autorët e per lexuesit. Me kete kujdes te epërm jane botuar edhe dy librat e mi. “Gjaku i dallëndyshes”, gati-gati 600 faqe, megjithese kaq voluminoz eshte botuar me kapak te fortë. Madje, kur e heq kemishen e ballines, edhe vetë kapaku i fortë ka punime të holla artistike. Mirenjohje Onufrit.

Ne jeten urbane tash eshte bere e zakonshme qe bie zilja e telefonit ose e deres dhe degjohet zeri: “Zoteri, zonje, pica juaj e ngrohte eshte gati!” Ah, sa deshiroj, sa shume deshiroj qe zeri matane te thote më shpesh: “”Zonje, zoteri, libri qe keni porositur arriti!”

Ne kete kuptim nuk jane vetem libraritë, por eshte sidomos teknologjia e sotme qe, nepermjet porosive online, e mban panairin e librit vazhdimisht te hapur. Unë e çmoj shume lidhjen shpirterore qe na ka bere bashkë, besimin tonë tek Engjëlli i Leximit. Prandaj kam bindjen se Dallëndyshja me dy shoqet e saj, sado e pergjakur, do të vazhdoje të vijë tek ju, ndersa Thika gjithnje ashtu, ajo vjen pa gjak.

U befshin mire atyre që hane pica! Por mire bën edhe ndonjë picë më pak. Aq më tepër që libri kurrë nuk ftohet, ai lexohet e mund te rilexohet pergjatë viteve, ai madje edhe trashëgohen.

About Post Author