Zjarri që pret të shuhet:Elvira Zeneli


Zjarri që pret të shuhet

Sa shumë kemi premtuar unë dhe ti

Për ëndrra që hapen në çdo skaj,

Po jeta na i ka mbyllur të gjitha shtigjet,

Në dy anë të litarit ne shkrihemi në vaj!

Misteret çdo ditë vinë duke u shtuar

Dhe ne njeri-tjetrit dot s’ia zbulojmë,

Rrjedhin ditët si lumenj të trishtuar,

Brenda tyre për mbijetesë ne notojmë!

Si ta shuajmë këtë zjarr dashurie

Që brenda vetes e ndjejmë si vullkan?…

Yjet në supe le të na bien me mijëra,

Në zemër veç një bie e zemrën ta çan!

About Post Author