Zog s’u bëre kurrë për këngë-Arjana Fetahu Gaba

Zog s’u bëre kurrë për këngë

Fishkur shpirti gjethe vjeshte, humbur sikur qe gjilpërë,

Qepur e arrnuar shpeshtë, dhe i vrarë, gjymtuar tërë,

Nëpër trungje pata qarë , ku s’kish diell për çudi

Ohh sa herë kam dëshiruar, që të jem në arrati.

Sa lënduar dhe pa fjetur, duke bredhur permbi re,

Si s’më përvëloi hënë e ngrënë apo yjtë lart atje

Ndër agime të kam pritur por kam mbetur fillikat,

Kryqëzuar ta kam emrin, nëpër rrugë ku kërkoj fat.

Zog s’u bëre kurrë për këngë, as për afshe dashurie,

Shpirtit tim i kam kënduar, me sa ligje perëndie,

Dhe mendoja për lëndimin, kush na preu ashtu në besë,

E mban mend ate betimin, fjalën dheu s’do ta tresë ?

Drithëruar nëpër terr, s’dita shpirtin ta lexoj ,

Ngritur sikur pulëbardhë, zë hap krahë e fluturoj,

Besoja ti ishe, xixëllonja që do t’më ndriste udhën time,

Ndaj dhe unë ti dhashë çka kisha, pa menduar për gabime.

Lojrat syllambylla, si kam pëlqyer as dhe si fëmijë,

Por gjithmonë kam ditur t’i dalloj, të gjitha ngjyrat në ylber,

Por ti, u fshehe në stuhira saharaje e lëndove dashurinë,

Ndaj s’u bëre kurrë I dielltë as edhe një herë.

Arjana Fetahu Gaba

@highlight