ZOGJTË E KLLOÇKËS


ZOGJTË E KLLOÇKËS

Dimri trokiti, rrëzoi folenë e klloçkës,

Zogjtë e saj ranë në baltën e tokës.

Mamaja klloçkë, me sqepin e vet,

U mundua t’i ngrejë nga balta vet.

Zogjtë e vegjël, dola dhe pashë

Përpëlitnin krahët nëpër baltë.

Ishin të qullur dhe krejt të lagur

Nga i ftohti dridheshin të mardhur.

I mora në kanistër të përbashkët,

një për një i lava me ujë të vakët.

Pastaj me tharëse flokësh, i thava,

Klloçka më falënderonte nga prapa.

Në një furrik të ri, më pas i strehova,

Nga furtunat e dimrit i shpëtova.

Pres të bëhen pula, zogjtë e vegjël,

Të më bëjnë vezë, gjatë vitit tjetër.

Autore: /Sheqere Sina /Albania!

Viti- 2021

Tè drejtat janè tè rezervuara

ZOGU I PLAGOSUR

Një zog në dritare,

më trokiti ngadalë

Ciu, ciu, dua te them dy fjalë:

Kam ngelur i parritur,

kam ngelur i uritur,

në tokë s’ka bar,

dheu është tharë,

jam i plagosur,

ja nakatosur!…

U ngrita ngadalë,

zogun në dorë mora,

krahët e vrarë i shërova.

U ngrita në mëngjes

Folenë i ndërtova

me thërrime buke,

si fëmi e mëkova,

dhe kur zogu u rrit

të fluturojë e lëshova!…

…………………

Autore: sheqere Sina/ viti- 2020. tè botuara nè librin me poezi/SPROVA E JETES /

About Post Author