Zogjtë gëzojnē-Gezim Bega 


Në lëndinë bashkë grumbullohen,

aty ku lulet aromën kundërmojnë,

këndojnë me zërin si të një violine,

lozin e gëzojnê ,e nisin me kërcime.

Bilbili i pari i’a shton bukurinë pyllit,

ka filluar këngën mes dritës së yllit,

Në darkë e kanë mbullur,mirë e bukur,

gjithkush në foletë e tyre janë strukur.

Në pemë akoma aty disa dallëndyshe ,

cicërojnë,lozin çfarê tê bëjnê ndryshe,

akoma vazhdojnë të qëndrojnè në terr,

sa errësira pyllin ta zaptoj gjithandej.

Të vegjëlit presin né fole me padurim,

presin nënat e tyre, tu sjellin ushqim,

Për sonde zogjtë mbyllin koncertet.

vazhdojnë pas tyre të dalin insektet.