“Zogu prehistorik”-Eqerem Canaj


Poezi

Poeti i qytetit tim,

nje gur prehistorik,

me nje dhemb te vetem ne goje,

si brir xhirafe:

gjithe goja, shpelle e kuqe,

dhembi i vetem, gur sinori ne lugje.

I vetmi,

i heshtur

dhe i tmerrshem:

per librat poetike qe shkruan,

per mullirin pa uje,

qe ende vazhdon te bluaj :

i ri, sa qe, vrapit s’i ndali,

kali i eger, zbritur nga mali.

Ia rrezoi koha dhembe e dhemballe:

vargje,

strofa e rreshta,

shkrime, nje det i tere,

nje pas nje, ushtaret rane:

pa hyre dot te shkembi me vere.

Pa e ndjekin zogjte kengetare,

me cijatet qe mengjezin shthurin,

poeti me bririn e xhirafes,

dot nuk ben me ate qe duhet:

zugu prehistorik duket ka radhen.