Zoica Gjolla Popi: Përse të hesht?


Zoica Gjolla Popi

Përse të hesht?

Me pyetje boshe

pret përgjigje te plota?

e çudiçme!

ngjajmë si dy pika uji

mos vallë i bën padashur?

Ëndërroj të jetë ashtu,

se po më shembet mali i mallit

Kapmë! Shtrëngomë të lutem

rrëshqas….ekuilibri më lëkundet në marramëndjen e përgjigjes pa zë.

Thuamë

përse të hesht?

për sa kohe në tezjah

të thuret heshtja ime?

Jam njeri!

Hej … hej mblidhe mëndjen

Dua te çirrem,

këmbët ti përplas

dyert ti kërcas !

veri , furtunë le te vijë.

Ah …moj e drejtë

kërkojnë të të fshehin

Prapa Diellit nuk shkon dot

se ti rrezaton refleks rubini prej tij.

Fjala ngec me lotin ne grykë

Pëshpërit….. shëëëët…

e thëna me të pathënën .

unë?

jo,jo more,

gagaçe me zor s’mund të jem.

Jam unë!

me cicerimën e zogjve

këndoja ninullë

sa

për te qeshur më vjen

në netët verore plot yje

të gënjeja … ha ha sikur jashtë binte shi e pikonte mbi një llamarine pik…. pik…. pik….

derisa mbylleshin te kthyerat

qerpikë.

Ah të urtët,

në gjurmët e durimit ecin

udhëtarë të ngarkuar,në udhët e gjata

për to s’duhen fjalë të rënda mbi shpinë,

lënë,si gjurmë patkoi,nën këmbët e lodhura rrugëve të jetës.

Fjalëmbël ,Fjalëmirë

si shpirti prej shpirtit u shkrinë.

About Post Author