Zoica Gjolla Popi-Tregim


Zoica Gjolla Popi

Vijon…..

Mirela i ndjente buzët e thara edhe pse pinte nga pak ujë. I lyu me vazolinën ngjyrë rozë që ia tregonte akoma më bukur e të natyrshme buzët pak të fryra. I mbeti në mëndje gruaja Klass me bukurinë e rëndë. Duke e pasur mëndjen tek ajo, dalëngadalë po i bëhej si hije, që e ndiqte pas.
I largoi flokët me dorë në supet e hajthshme, sikur donte ta hidhte prapa krahëve mendimin për të.
Mirela orientohej me orën antike të qytetit. Ajo ngrihej mbi katër shkallë rrotull. Mbi to pjesa e poshtme në formë drejtkëndëshi të rregullt të ndertuar me mur guri ne ngjyrën nga besha, kafe me përzierjen e ngjyrës gri.I erdhi ndërmënd lënda e historisë me tekstet për epokēn e gurit. Njerëzit në lashtësi jetonin nëpër pyje. Të zhveshur lakuriq kishin ndjesinë që duhet ti mbulonin organet gjenitale me gjethe të mëdha të lidhur nga të dy anët.Ata gjuanin kafshët e egra për tu ushqyer me mishin e tyre.Mbijetesa qëndronte në gjithçka që i falte natyra…. me heshtat e veglat duke pëdorur gurin. Pyjet e virgjëra të Anglisë ta zhvillonin fantazinë.
Mbi drejtkëndëshin ngrihej kubeja në formë katrori disa metra e lartë me gurët në formën e tullës simetrike me mesin e njëra tjetrës. Në pjesën e përparme të kullës ishte një derë prej hekuri gri….. e kyçur me një dry të madh me zinxhirin sikur ishin futur në të njejtën tretësirë bakërore për të mos u ndryshkur asnjëherë.
Sipër portës pas tre bordura gurësh të skalitur me zbukurime antike të punuar nga dora e artë e mjeshtrit ishin nga tre dritare rreth kubesë sikur krijonin ajrosjen e brëndëshme. Sipër në një shtresë guri ishin vendosur katër orët e rrumbullakta të mbuluar nga lart me një çati në formë bedenash në anësoret. Mahnitëse. Sikur në atë derë ishin kyçur misteret e tre epokave…. për të ardhur nga ajo e gurit , deri tek e bakrit. Orët…. ah orët….. akrepat matnin sekondat minutat . Në gjysëm orët e orët e plota ding dongu i kumbushëm binte rregullisht. Edhe pse e dëgjonin sa herë binte në am paradite e pm mbasdite njerëzit instiktivisht ngrinin kokën për te parë orën e saktë.
Ding dongu i orëve ra katër e Mirela sikur u shkund e shpejtoi hapat për në shtëpi! Djemtë duhet ti kishte marrë Eno nga shkolla. Drekën e kishin të gatshme e kjo e lehtësoi disi për vonesën.

About Post Author