Zoica Gjolla Popi-Tregim


Zoica Gjolla Popi

 

Vijon……

Në shtëpinë ngjitur të dy vajzave të dashuruara, ishte vënë një tabelë që shitej.Shtëpia ishte komode me një hyrje në katin e poshtem me dy dhoma , kuzhinën të ndarë nga salloni i pritjes. Ne kati e dyte tre dhoma gjumi e nga nje koridor te gjere e te gjate me dy banja me vaskë në secilin kat. Universiteti ishte në rrugën Virginia me ndertesa e në mes të një hije nga pemet e larta e bar të njomë që korrej shpesh.
Ema që rrinte gjithmonë me pantallona mori cigaren që ia zgjati Eno nga ana e kopeshtit të tij.
– Eno…. mendova se do jepej me qera për studentët por shitja tregon se do kemi komshinj të përhershëm. Është më mirë pēr ne. Ha ha ha jo për gjë por kur na vjen postieri me pakot e s’na gjen nuk do të bezdisesh vetëm ti me dergesat tona!
– Mbase vijnë dy shoqe si ju…..- edhe kjo ka të mirën e vet sidomos po qenë duhanpirese si ne……
– Skai sapo kishte ardhur nga pak ditë weekendi e ishte hera e pare qe nuk ishte shoqëruar nga Ema. U përqafuan e u puthën me mall e Mirelës akoma i bënte përshtypje bashkëjetesa që dukej që ishin të lumtura.
– Rruga kishte filluar të gjallërohej më shumë nga vizitore. Ata pasi shihnin shtëpinë komunikonin me numrin e shkruar të celularit në tabelën që binte në sy. Kur makinat u rralluan pasi të përditëshmet në rrugën anash shtëpisë së Enos e merrnin kthesën u kuptua që shtëpia ishte shitur. Skai ishte më indiferente si ato anglezet që se vrisnin mëndjen, kurse Emës nuk i shpëtonte nga kurioziteti asgjë. Anash shtëpisë së Enos nuk kishte shtëpi të tjera. Aty ishte nje gardh rrethues i gjelbër me lule të çelura , të gjata….. gjer në majë të gardhit të çelura në ngjyrë rozë në të bardhë edhe pse ishin nën hijen e pemëve të egra me gjethe të vogla por shumë të dendura. Prapa gardhit ishte një fushë sportive e tejgjërë e e ndarë me tapete bari me ngjyra e forma të shënuara sipas llojit të sportit të atletikës. Përballë shtëpisë në portën e hekurt që hapej plotësisht vetëm kur vinin automjetet e korrjes së barit apo autobuzat me nxenes në kampionate të ndryshme midis shkollave, apo atlete për gara sportive shtrihej një fushë e gjërë ku parkonin makinat e autobuzat vetëm në ditët e garave. Ditët e tjera ishte qetësi. Në fundjavë vinin të rinj grupe grupe…. që loznin me njëri tjetrin me shakatë e tyre të çiltër… shpesh merrnin kasetofona me vehte për të degjuar muzikë që përzihej me gurgullimen e lumit që mezi dukej po mos zbrisje afër tij nga dendësia e drureve frutore te egër. Nganjëherë çifte të rinjsh të veshur sportivë me xhinse të shkurtra vajzat, gjer në rrëzë të kofshëve duke zbuluar barkun me bluzat e shkurtra e me gjoksin e sapoformuar pas dhimbjeve të daljes në rritje….. Ema që i shihte nga dritarja ia tregonte Mirelës por,asaj më shumë i bënte përshtypje veshja e holle në ditët e ftohta angleze se sa dashuriçkat e puthjet e tyre anash lumit larg nga njëri tjetri.