Zoica Gjolla Popi-Tregim


Zoica Gjolla Popi

Të dashur miqtë e mi lexues!
Këtë tregim do ta shkruaj në pjesë çdo ditë.
Ju jeni frymëzimi e inspirimi im!
M.q.n akoma nuk e di si do rrjedhi ngjarja,titullin e vendosim ne fund.

Tregim

Mirela kishte pak muaj,që kishte ardhur në këtë vend nordik. Ishte rritur në një qytet bregdetar me diell të ngrohtë e në dimrin e shkurtër. Këtu sikur po ngatërroheshin stinët, por ajo dinte të përshtatej me romantizmin e saj! Eno ngrihej herët.I bënte vetë me shpejtësi të gjitha shërbimet!Mirela dëgjonte zhurmën e ekspresit, ndjente aromën e shpërndarë të kafesë. Dilte shpejt në dritare kur ai ndizte makinën e me puthjen me dorë e përcillte deri sa zhdukej në kthesën e parë.Shijonte ajrin e freskët e lindjen e diellit! Mahnitej me rrezeshkrepjet e para,me nuancat shumëngjyrëshe të qiellit,që sa vinin zbeheshin në kombinim me të kaltrën e lehtë,që zgjerohej me pafundësinë.Sapo përcolli dy djemtë në shkollë mori rrugën më të gjatë për në kursin e nënave emigrante,si të përshtatnin fëmijët në integrimin e shoqerise angleze.Kishte leksione si të hynin në botën e tyre,duke ndjekur psikologjinë në rritje e të vetvetes. Nuk e kuptonte mirë gjuhën e duhej të ishte e përqëndruar për të përfituar sado pak.
Kur arriti në rrugen “Quen Street “ngadalësoi hapat,që të mos i shpëtonte asgjë nga bukuria magjike e këtij mengjesi. Pemët i dukeshin tepër te larta,me trungun të trashë, degë sikur zgjatnin krahëtduke formuar kuroren ku mezi dukej nga gjethet e shumtë të filizave të dalë prej tyre.Ndërtesat me stilin e tyre karakteristik, vetëm një syri të hollë arkitekti, mund të mos dukeshin njëlloj.Kaloi në anën tjetër të rrugës së gjërë dykalimëshe, pas hapjes së semaforit. Kisha antike me tulla të kuqe te vendosura paralel ne gjysmën e njëra tjetrës, dukej që restaurohej here pas here! Këmbanorja e stërmadhe në ngjyrën e plumbit varej ne tavanin e një kubeje, ku hynin e dilnin pellumbat, që pas shplodhjes me guitjen e tyre merrnin fluturimin në fillim rrethor, në hapje krahësh në lirinë e plotë.Brenda rrethinës së kishës shtrihej një lëndinë me barin fijegjatë ku vizitorë të parë ishin ketrat,që merreshin me boçet e rëna të një pishe,duke e rrotulluar të shtyrë me këmbët e para me bishtin,që hapej i mbledhur në qëndrimin dykëmbësh.
Atë ditë Mirela kish bërë një tualet të hollë, të natyrshëm me flokët të lëshuara mbi supe.
Kishte plot gra bjonde, ose me flokë ngjyrë karrote,me sy ngjyrë të kaltër, blu, të veçantë ne shikimin shpues të tyre. Nuk donte të ishte e bezdisur me vështrimet në tërheqjen e bukurisë së saj. I vinte mirë që kishte karakteristikat e vendasve! Por prapë se prapë vështrimi i dlirë, përdëllues, ëmbëlsia me të cilën komunikonte dukej sikur e zëri i dilte nga shpirti! Trupi i rregullt, i cili e me dy shtatzanitë e kishte ruajtur linjën pa u zgjeruar, me belin e hollë e kombinimin e veshjes e bënin të ishte qëndra e vëmëndjes. I qeshej, kur megjithëse dyert automatike hapeshin vetë ne dyqanet e preferencave do ndodhej patjetër pas saj një xhentëlmen qe lejonte me elegancë daljen apo hyrjen . Ajo me një “Thank you”të theksit të një gjuhe të huaj ,tregohej e çiltër në respekt e të vehtes. Fundjavën e kalonin në parqe të mëdha me shumellojshmeri shpendësh nëpër pemë , e barin e sapo mbirë. Te djelen frekuentonin pishinat me djemtë e mësuar me notin në detin Adriatik qysh të vegjël!
Mirela se si ndjehej nga një ëndërr që kishte parë atë natë.Përpiqej të rikujtonte disa pjesë, që s’ i mbante mend mire për të bërë lidhjen.Ishte pak superstigjioze. Ëndërrat i dilnin jo me të kundërtat e ajo ishte bërë spjeguese e mirë e tyre! Kur ia tregonte Enos, ai qeshte me të madhe e kur e shihte që Mirela mblidhte buzët, diçka që atë e kish tërhequr që në fillim ai e puthte në cepat pastaj në formën e bukur të ravijëzuar në mesin e tyre. I pëshpëriste …. Ëndërra ime në nota muzike je vetëm ti… Mi…. re… la.

Kur e kishin pyetur njëherë si dukej aq e re në një rreth shoqëror ishte përgjigjur aty për aty:
-Jam indiferente me lekët. I marr me një dorë e i jap me dy duar në miq në nevojë e kjo më jep kënaqësi.
Eno e quan një pikë të dobët, e kujdeset vetë për ekonominë.
Iu kujtua se në ëndërr për herë të parë kishte parë një djalë xhuxh si fytyrë e njohur. Po , po ishfe ai,që i shërbente në një dyqan ku gjeje plot gjëra antike shumë të bukura. Aty shërbenin njerëz me aftësi të kufizuar e shitja shkonte ne ndihmë të sëmurëve, që vuanin nga kanceri. Jo , jo nuk i kishte parë të gjithë, por vetëm xhuxhin e pranë tij një tjetër burrë me një trup të lidhur, bjond siç janë anglezët. Nuk ishte as xhuxh e as mesatar mbase merrte një centimeter më shumë qe mos hynte në grupin e tyre. E shikonte Mirelën nga këmbët gjer tek koka e se ç’ kishte një të qeshur si ngërdheshje. I tregonte Mirelës paund prej letre të shkëlqyer…. e tallej duke i thënë…. si një fëmijë i keq :
-Ti s’e njeh paundin e i fshihte shkronjat e numurin. Kur u zgjua pak e trembur akoma i dukej se ai po e ndiqte duke i thënë :
-Se njeh….. se njeh mirë paundin…. 

About Post Author