Zoica Gjolla Popi zgjodhi Institutin e të Miturve Kavajë, për të promovuar dy libra


Zoica Gjolla Popi 

  · 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

  · 

👉 Shkrimtarja e talentuar e Kavajës Znj. Zoica Gjolla Popi, mes miqsh, familjarësh dhe Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “ Harmonium” Kavajë, zgjodhi Institutin e të Miturve Kavajë, për të promovuar dy librat 📚e saj më të fundit me tituj:

– E larë me yje

– Vals i dashurisë.

👉 Fjalët përshëndetëse të profesorëve dhe akademikëve të fushës, të vetë shkrimtares, u përcollën me mjaft mjeshtri me një bashkëbisedim të ngrohtë dhe tepër miqësor midis të pranishmëve dhe djemve tanë, me pyetje tepër domethënëse për vetë shkrimtaren.

👉 Edukimi nëpërmjet librit📚 mbetet gjithmonë synimi ynë parësor në integrimin dhe rehabilitimin e të miturve në konflikt me ligjin, jo vetëm në Muajin Tetor të Letërsisë, por edhe në vazhdimësi.

👉Në fund të takimit të pranishmit pasuruan bibliotekën tonë duke dhuruar libra 📚 të autorëve vendas.

About Post Author