Zoica Gjolla Popi:Copëza jete


Copëza jete

Zoica Gjolla Popi

Kishin bërë e krushqi me fiset e Strugës e ishin fate të mbara!Të njëjtat zakone e rite.Çmalleshin çdo vit sidomos rreth zjarrit të natës,kur tregonin histori për paputë ,gjyshet e ndodhite interesante,që ishin kthyer në gojëdhëna, legjenda, mite.
Shtatori sapo kishte hyrë me ngjyrat rrezatuese të lindjes se diellit! Para shkrepjes të rrezeve te para te mëngjesit ,qielli kishte marrë nuancat e tij në fshehtesi te reve. Ç’fare mrekullie të vështroje atë tëheqje magjike të ngjyrave,qe si me penel ravijëzoheshin. Ne fillim ngjyra gri ne blu, lejla,që hapej në rozë,pastaj e kaltra,
qe,kishte fatin te përqafonte diten gjer në perendimin e diellit.
Ktheheshin me lojrat e natyrës dhe deheshin me aromen e parfumit vjeshtor.
Kishin mall për Myzeqenë, lendinat fushore pa fund ,deri ne detin Adriatik! Kishin ditur të parët e tyre c’fare vendi te bukur ishin ngulur!
Jovani dëgjoi bretkosat e lagunes e u gëzua qe ishin kthyer shpejt pa filluar shirat e vjeshtës.Kthimi ishte më i shpejtë e nga rrepirat ku fëmijet kenaqeshin kush te rreshqiste i pari, shoqerohej me blegerimen e deleve lehona që ndillnin qingjat trazovaçë , qe ktheheshin shpejt e thithnin gjinjte e tyre duke lepirë here pas here me buzet e njoma kulloshtrën embël.
Vajzat e djemtë imitonin blegerimat e ata ngrinin koken te hutuar duke i bere femijet te qeshnin me gjithe shpirt.
Sonte ishte nata e fundit ne pyllin me gjethet e rëna,si shtroje ne nuancen e kuqërreme.
Shoqet e Vitos i kishin treguar sekretet , enderrat e fantazitë e tyre. Ishte mosha e adoleshencës ku imagjinata flinte me provat e para te ndjesive.
Viton e donin te gjithë. Fëmijët akoma më shumë. Ditën kur gjente pak kohë i mesonte kenget e çobenjve per te vegjël me iso, kurse natën i zinte gjumi me përrallar e imitimet.
– Nënë, seç ndjej nje dhimbje ne bark e gjoksin si te fryrë.
– Vito, shpirt i nënës, u rrite tani e mbase janë shenja,që do bëhesh zonjushe.
– Vitoja ndjeu se faqet iu bene prush nga një avull i brëndshëm . U ndje e turpëruar dhe mbështeti kokën në gjoksin e saj.Ajo e shtërngomte fort fort sa filluan te qeshnin
– Kur ngriti kokën ç’të shihte?
-Nenë , e mira ime përse e përlotur?
– Kështu mallëngjehen nënat në këto faza të bijës. Vitoja ia fshiu lotët me cepin e shamisë së saj. Lot nëne, lot prej shpirti të gjinisë të dalë nga shpirti i dashurisë, dhimbsurisë e lumturisë së ripërtëritjes.
– Nëna ime,Tanka ime iu përkëdhel ajo. Do ti them babait kur të shkojë per tregëtinë e bylmetit, fanellave, çorapeve dhe velenxave të na blejë opinga e sandale të gjithëve.
– E jo vetëm aq -i tha Tanka me të qeshur. Per ty do blejë copa puplini për pajën tënde, fustan dhe nje kuvertë e perde të mëndafshta.
– – I thuaj të më marrë e mua në qytet?
– Këtë s’ta premtoj,se vajzat nuk duhet te dalin në moshen tende. Fli tani se u lodhe tere ditën bijë e nënës e neser sapo te dalim nga laguna mbërrijmë në shtepi!
– Jam e lumtur që po kthehemi! Kam mall për papun, dadën, navat ( nuset e xhaxhallarëve) fëmijët e tvre. Do kenë lyer deri pragjet me gëlqere të bardhë.Ata e dinë që kthehemi nesër në të perënduar.
– Tanka ëndërronte ta bënte Viton nuse.Kishte një bukuri të rrallë e një finesë në të ecur e trupin pak të gjatë e belin e hollë e mbante drejt si e ëma.
– Shoqet i thërrisnin me shaka… trup bironja.Tanka megjithëse ishte e lodhur nga punet e ditës,pasi cfurkun e drugën se kishte ndare nga dora nuk po e zinte gjumi atë natë. Qielli ishte me yje te panumerta . Disa feksnin lart e dukeshin te vegjel! Dalloje qarte Harushën e Madhe dhe rrugën e Qumështit. Nen driten e henes pesëmbëdhjetë e plotë psnselino,mendonte pēr Jovanin që kuvendonte me duhanin e dredhur te forte.
– Sa burrëror po aq dhe i ëmbël ishte kur bënin dashuri! Melodia më e bukur ishte e fyellit të tij! I binte shumë bukur e e kishte trashëgimin e familjes. Ai i kish falur gjashtë yje! Ndjehej e lumtur e në paqe të plote me të!
– Kurse ai… ah ai me veshtrimin e syve ngjyrë ulliri pak në formë bajame, me trupin mesatar por të lidhur. Mirësia nga shpirti i kishte lënë një dritë verbuese që dallohej qartë kur buzëqeshte! Ajo ishte plotesisht e dashuruar me burrin e saj! Dashuria, respekti, si dhe vlerësimi që kishte ai për Tankën bukuroshe e cila ishte një nënë e mrekullueshme.
– Por ç’farë kishte Tanka që kujtonte çastet më të bukura qe kishin kaluar bashkë?
– Dëgjoi balon që lehte si në të qarë! Thuhej ,qe kur qeni lehte në këtë mënyrë sipas gojëdhënave të çobenjve ,do degjohej një vdekje!
– Mos o Zot e qetësoi ajo veten! Kur ktheheshin nga verimi disa komshinj ose të aferm kishin vdekur nga malarja që buzë kënetës bënte kërdinë.
– Ne pyll kishte kafshë të egra. Kopetë e ujqërve hera heres i kishin rreth! Por qente e tyre balukë stanesh ishin vigjilente….. sy e veshë. Ndonjëherë kishte e kaçakë malesh të armatosur te fshehur nga gjakësit e tyre.
– Sapo u shtri pranë fëmijëve u degjua një e shtenë jo në anen e tyre!
– Mos u trembni… mund te jene gjahtarë- u foli Josifi.
– Kur Tanka degjoi te shtenen e dyte u shtri siper femijëve e hapi krahet si shqiponje te mbronte e vajzat.
– Medet! Një plumb rikoshet e godet Tanken . Ajo pa gjakun ti rridhte nga ana e zemres…. por pastaj nxorri nje Ah sa dhe pemet u drodhën nga rënkimi që filloi të mekej e nuk u permend më. Jovani me vrap u gjënd pranë saj e e tërhoqi ngadalë nga trupi i fëmijëve. E ktheu nga ana e tij e e kuptoi që ishte goditur mu në zemër. Ia afroi kokën që i varej në kraharor e pas dihatjes së fundit në gjoksin e tij filloi të ftohej nga këmbët..
– Tankë, shpirti im,mos më lërë vetëm. Dënesat e mbytura prej burri sikur nga velenxa me njolla të kuqe
– gjaku , zbardhën në moment deri rrënjët e kaçurrelave të tij.
– Tankë më dëgjon… merre fymën time e frymo jetën.
– E u ngashërye kur pa Viton ti qante tek koka!
– Nënë.. na le mjeranë moj nënë….. na le jetimë moj nënë…. si do jetojmë pa ty zemra ime… Me doren e saj ngadalë sikur mos e lëndonte ia mbylli sytë e kalter e iu drejtua qiellit.
– O Perendi e vertetë prehe në parajsë shpirtin e nënes sime e na jep kurajo të përballojmë dhimbjen e u ngashërye siper kokës e perqafuar nga i ati.
– Grate po nderronin ndërresat e gjakosura të femijëve e ashtu të përgjumur i kontolluan se mos kishin ndonjë plagë! Falë Zotit mbrojtja e saj e kishte bere të vetën!
– U afruan gratë e burrat e ngushëllonin e qanin me zë të ulët:

– Tankë moj e mjera Tankë
– Ç‘të gjeti moj e ngratë
– Plumbi i zi në zemren tënde
– cila dorë që u thaftë
– të mori jetën oiiiiii…. oiiiiiii!

– Burrat , Andoni, po i flisnin Jovanit,që me djalin ishin si të mpire.
– Jovan -tha Pandi si më i madhi burrave. Më afer janë varrezat në të djathten tone! Ti e di aty eshte dhe një mur qe tregon se dikur kanë qenë themelet e një kishe!
– Vitoja e përlotur me zë të vendosur që iu duk jashtë natyrës së saj i foli burrave duke iu kthyer të atit.
– Jo baba. Sa larg duhet të vijë për të qarë e sjellë lule në varrin e nënës? Nëna na mbajti gjashte femijë në krahë! Gjeta këtë thesin e ri të madh e ta rregullojmë nënën brënda! Mos ia lidhni grykën,se më duhet per ti mbajtur cepat e thesit në qafë . Do ta mbaj në krahë nënën time e ju më ndihmoni vetëm duke ma lidhur rreth e qark trupit tim! Zëri dhe lotët e Vitos nuk lanë vënd për kundershtim.. U tha u bë!
– Kur iu afrua nënën duke qarë nënë moj nënë ku na le, pa fytyren e saj si mermer por vesa e mëngjesit shkëlqente pikla pikla në fytyre duke i dhënë refleksin
– e shpirtit të bukur e të ndritur! Iu duk se dhe drurët e pyllit dridheshin nga dhimbja e Venusi i kishte dhënë nurin e tij.
– Kurajo bijë e babait po u lodhe e bejmë me rradhë te tre!
– Forca baba kemi jetimët për të rritur!
– Me nënën në kurriz me lotë faqeve ajo ecte e përkulur e trupi i Tankës pak i rëndë e i ftohte ngrohte zemren e se bijës së bërë plagë por që do i bënin të gjithë nderet e mortit nga të afermit e të gjithë që e donin…. Dielli si një lëmsh i zjarrtë ishte zhytur përgjysëm në det.. shoqeruar me ngjyra të errëta që ia linin vëndin një muzgu të trishtë.
– Kur panë Viton të lidhur me të emën në kurriz çobankat e fshatit filluan vajin.

– Oiiiiiii Oiiiiiii sytë c’farë na panë
– Tankë moj e bukura Tankë
– Lidhur në një thes me gjalmë
– Tankë moj e mira Tankë
– Si të mbajti Vita ngjitur
– Tankë moj e mjera Tankë
– Ne të prisnim plot me mallë Tankë moj jetëshkurtra Tankë….. oiiiii oiiiiiii!

– Natën thonin s’ishte mirë të qaje e Vita ndjehej që qante mbyturazi .
– Nata ishte plot Yje që farfurinin duke u dridhur me shpresën në qiellin e parajsës!

Vijon…

About Post Author