Zoica Gjolla Popi:Shpresë në pranverën e pērgjakur


Skicë letrare Shpresë në pranverën e pērgjakur

Autore:Zoica Gjolla Popi

Albania

Ti gjakatar, që hape plagëtnë rënkime lotues te fëmijëve. Plagêt rrodhën , u lagën nga lotët, por nuk u arrit te lidheshin se dhanë frymëmarrjen e fundit te pafsjsisë.Dhimbje pertej dhimbjes, acar përtej acarit ne kollonat e cfilitura neper rruget pafund,ku here pas here degjohej pervec bombardimeve e sirena ambulancash ne ndihme te njerezve gjysem te ngrire.A ke shpirt Phu putin?Ka kohe që në zemrën tënde mbijne vetëm lule akulli.Sy që lexojnē shpirtin e akullt.I pashpirtë!Lavdihumbës!Vallë a kanë lavdi gjakataret?Historia nuk do të kursejë si pushtues i pabese në sulme makabre.Kurrë mos qofsh!Turpin mos e mbulo me krematoriume lëvizëse te tymosura.Aty janë heronjtë e tu !Por ku jeni ju moskovitë humanë !Ngrihuni more ! Një i çmëndur rrethuar me disa të marrë po erreson perendimet e po i ve zjarrin neteve. Tmerr! Tym e flakë moj Ukraine trimash!Njerezit ecin me ore te tera me kembet e ngrira, duar te mpira. Kthejne koken prapa duke lene gjithcka te shtrenjte per lirine e vendit te tyre. Bombardime.. gjuhë flakesh mes mjergulle gri te erret shkaterrime vandalësh.Liria eshte nje shpirt i shenjte qe nuk vritet! Eshte aq Hyjnore!Ne indet globale rilindi Heroi i ri , trim duke i bëre thirrje gjithe botes te mbrojmë tokën tonë! Jetet e femijeve tane! Levizni…. shpejtoni… shpetoni boten e lire nga nje marrezi qe s’njeh kufij, shtete e popuj!Loti i nje pellumbi njomi sythin,që i përkëdhelet pranveres e do çeli jo me petale te pergjakura diteve me diell duke dehur me arome lulesh netet plot Yje ….e bukura… Trimeresha Ukraine!

About Post Author