Zonjë Lumturi-Vaso Papaj


Vaso Papaj

N’ato vite të ferrit, kur qielli më qe mbyllur,

Dhe errësira e thellë më kishte dhënë lëndim,

Të preka dhe të ndjeva mes njerëzsh kokëulur,

Zonjë Lumturi, më ishe brenda shpirtit tim.

E s’të kërkova, Zonja ime, kurrë nëpër motele.

As ndër bankete zhurmëmëdhenj edhe dinakë.

Shumë herë s’të gjeta ty as kioskave me zhele,

Zonjë Lumtur, ta dish, të kisha brenda, gjak.

S’harrohen provat e mëdha, mërzitë e trishtimet

Edhe çdo herë kam dashur të mbetesha njeri.

Më të mëdha ato, më të mëdha dhe gëzimet,

Zonjë Lumturi, pranomë, kam mbetur po ai.

Me mua, mikja ime, nuk ndahesh dot aq lehtë.

Herë duhemi pa fund, herë jemi flak’ për flakë.

Ti më ke nxitur vetë, të kem guxim në jetë,

Të ndjek edhe të ngjaj me maratonomak.

Mund të jetë një imazh i 1 person, palisandra e Brazilit dhe pemë

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 219

Të gjitha reagimet:

7Gori Stafa, Artemisi Gjini dhe 5 të tjerë