Zotërve-Vaso Papaj


O zotër dhëmbësh të krimbur, të thyer

Në kafshime gjer n’asht të popullit tim.

Dhe pse me maska zmalti bukur mbërthyer,

Duhmë kërme kundërmoni, kufomë në kalbëzim.

Ngjani me drurë pa gjethe, me pyje pa shpendë.

Binjakë me qiej dimri, këpucë bosh, pa këmbë.

Me dhëmbët e mia do të vdes, po ju them.

Në jetë s’kam kafshuar askënd, se më dhëmb

Faqeve shuplakë fjale do të vij t’u flakëroj

E pa mëshirë, t’ju shtie me top në zemër.

Me lazer fjalësh retinën tuaj do t’thërmoj,

Që kurrë të mos ta shihni dhimbjen shtrembër.

Mund të jetë një imazh i 2 persona