Zoti flet në gjuhën tënde…Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Mentalistët e dinë mirë se në cilin gjuhë, flet Zoti. Sa për dijeni flet të gjitha gjuhët e botës. Prandaj cituam mentalistët apo mistikët, që e dijnë kur lutesh në gjuhën tënde ,përgjigja kthehet po në gjuhën tënde.

As në turqishtë,as në arabisht as në italisht, as në greqisht ,as në spanjisht apo anglisht.

Pra:Zoti flet në gjuhën tënde.

…Më kishin dërguar në mesenxher, postera fetar në gjuhë të huaj.

Arsyeja,që më bëri të revoltohen është e thjeshtë.

– Ju jeni shqiptarë,ç’duan posterat ,fotot,citate në gjuhët e huaj, mjafton të shkruhen shqip dhe është e thjeshtë,për kuptuar.

Edhe për një arsye madhore.

Se Zoti ka folur çdo gjuhë, që i është kërkuar.

Ndërsa dërgimi i këtyre është një lloj imponimi tek të tjerët i bindjeve të tua. Edhe për ndihmë për këta ndjekës të shkretë, që i mashtrojnë hapur.

Më mirë se shqip si do i kuptojë njerëzia ,që nuk njeh një gjuhë të huaj?

Por kjo ka edhe një qëllim tjetër të fshehur.

Se “gjoja “,Zoti ka folur vetëm në atë gjuhë, se Zoti flet vetëm gjuhën e tyre?

-Çfarë mashtrimi, që bëjnë sot, në kohët e zhvillimit të madh!

2.

Nëse Zoti ka folur në arabisht, kur bie fjala për Kuranin ,fakti është se profeti islam ,atë gjuhë fliste, përgjigja në atë gjuhë do vinte.

Dhe nëse Bibla apo libra të shenjtë do të zbrisnin te profetët, do të zbrisnin me atë gjuhë, që fliste :“i shënuari nga Zoti”.

Dhe sa për dijeni: Bibla dhe Kurani ishin të lira në hapësirë deri në momentin, që ju dërgua në tokë, “të shënuarve”, për këtë mision. Ka edhe diçka tjetër, që nuk po e bëjmë publike.

Nëse ti i drejtohesh ,si një mistik në gjuhën tënde të themi në gjuhën shqipe. Përgjigja është po në shqip.

Prandaj drejtuesit e komunitetet fetare, që bëjnë mesh,lutje, organizime në gjuhë të huaj, të tregojnë pak respekt për gjuhën e vendit të tyre dhe të vendit ku ndodhen,të kuptojnë se sa për dijeni Zoti flet gjuhën e vendit tënd.

Boll keni mashtruar ndër shekuj.

Të flasimpak shqip, ndërkaq le të sjellin si shembuj rilindësit shqiptarë, shkrinë pasurin për të këtë komb ,ndërsa religjionet janë majmur nga ky komb,(këtu është edhe vija ndarëse) .

Ata përkthyen nga gjuhët e huaj, librat e shenjtë për të folur shqip edhe në fe se Zoti të dëgjon fare mirë.

3.

Zoti flet gjuhën tënde. Këtë e vërtetojnë mistikët dhe njerëzia me frymë të Zotit,mentalistët,mendiumet,parashikuesit etj etj,të gjithë ajo pjesë që komunikon në gjuhën e mistershme hyjnore.Prandaj edhe meshat,lutjet,festat fetare duhen thënë në shqip se Zoti e njeh këtë gjuhë,ngase ai vet është krijuesi i saj…