Zyba Hysa-Ajo vjen mistershëm!


Zyba Hysa

Ajo vjen mistershëm!

Kurrë s’më ka mbetur peng një dashuri,
Se kur ka lindur,
E kam rritur me vështirësi,
Gjer në prehrin e një dashurie tjetër,
Ka dhënë shpirt… për t’i falur shpirt…!

Kurrë s’jam lutur t’më falin dashuri,
Por kur dashuria ka ardhur,
Me gjithë forcën e shpirtit e kam dashur,
Pa menduar sesa më duan,
Kush dashuron…
Është i fituar!

Kurrë s’jam bërë aksesor i dikujt,
As kam kërkuar,
Dikush të jetë aksesor për mua,
As kam kërkuar kurrë atë ç’kam humb,
Se asgje s’më ka humbur,
Pa ardhur koha të shkojë,
I kam shërbyer vetvetes,
Ndaj jam sulmuar gjithmonë!

Kurrë s’kam dashur “për hadër”,
As për “inatë tjetrit”!
Unë dua, kur dashuroj,
As jam munduar,
T’ua rrëmbej dashurinë tjerëve,
Se kaq gjë di ta mendoj,
Dashuria s’është plackë
Që mund ta marrësh e ta shesës!
Ajo vjen… mistershëm!

About Post Author