
ZYBA HYSA: ATA QE E “QAJNE” KOMBIN DITEN… E VRASIN NATEN…!
Raca jonë pellazgo – ilire – shqiptare, historikisht ka luftuar kundër barbarëve, të cilët kërkonin të impononin Fetë duke na quajtur: “Të pa Fe”, në një kohë që ne ishim ata që lindëm me besimin dhe po ne ishim ata që përqafuam krishtërimin, si Besim që s’ishte gjë tjetër, veç të qënurit tonë të vendosur, ashtu si Jezu Krishti për besën, paqen, mirësinë dhe dashurinë e sinqertë deri në adhurim ndaj Perëndisë dhe po me këtë adhurim, ndaj njëri – tjetrit!
Si raca e parë e zbritur nga hyjtë, i faleshin tokës, ujit, dritës… dhuratave të Perëndisë për të jetuar brez pas brezi tek ai kontinent i quajtur tokë!
Unë mbaj mend nënën time që betohej: “Për këtë trokë dheu!”, “Për atë bulë ujë!”, “Për atë dritë dielli!”, “Për këtë xixë zjarri!” e pse ajo ishte myslimane, betohej dhe jetonte si shqiptare!
Duhet të kuptojmë dhe të rrënjosim një herë e mirë, se paganizmi ynë s’ishte ateist, por ishte Besimi më i pastër hyjnor që mbështetej tek BESA: “Ashtu sic i besojmë Perëndisë, i besojmë edhe njëri – tjetrit, si bij të Perëndisë që jemi”! Kjo ka bërë që ne, duke i parë barbarët me fytyrë njeriu, mendonim dhe për fat të keq, ende mendojmë, se janë njerës me virtyte njerëzore, por barbarët dinë të manipulojnë me anë të gënjeshtrës, mashtrimit për t’u cfaqur njerëzorë, e në momentin e volitshëm, nxjerrin pabesinë që i karakterizon, për të vrarë, plackitur, pushtuar, masakruar, djegur shkrimet tona dhe përvetësim i gjurmëve tona, për tu dukur, se ata janë hyjnorë e ne barbarë…
Shekujt kanë ndihmuar barbarët duke i fshehur nën petkun Fetar dhe aq më shumë duke i quajtur shqiptarë shumë prej tyre që mësuan të na masakrojnë duke folur gjuhën tonë shqipe, por që në gen janë barbarë…
Po t’i vlerësosh me shikim të parë, delë se të tillë barbarë janë kapardisur në instancat më të larta të pushtetit politik, fetar, humanitar, arsimor dhe shoqëror dhe gjithë pushteti politik, ekonomik dhe fetar – shpirtëror drejtohet me fjalë hyjnore e zbatohet me veprime barbare kundër racës sonë!
Këtë e tregon fort mirë qëndrimi serbë ndaj Kosovës! E pase bashkëjetuan me shqiptarët e Kosovës, përsëri ishte komshiu serbë që i masakroi, i vodhi, i përdhunoi, i dogji e në të njëjtën kohë mblodhi “fakte” për të dënuar dhunën që shqiptarët u shkaktuan shqiptarëve! Kësaj i thonë: “Të rrosh, a të mos rrosh!” se “gjyqin” e organizojnë barbarët në gjykatën që ngremë vetë, të bindur se do dënohen fajtorët, por dënohen, si gjithmonë, fajtorët e pafaj!
Të mos zgjatem me këtë dallim mes nesh dhe atyre, se e shikojmë katraurën në të cilën jemi sot e pse kemi dy shtete shqiptare, drejtohen me shqipfolësa, të cilët e marrin postin me ane te pushtetit te fjalës hyjnore dhe sundojnë si barbarë!
Kulmi i hipokrizisë barbare ishte Komunizmi, i cili për nga cilësitë e komunistit e kalonin biblën dhe kuranin, por nga veprimi, ia kalonte “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit.
Të kuptojmë, se cilët janë shqiptarët autoktonë e cilët barbarë të shqiptarizuar, përqëndrohuni në veprimet e komunizmit: cilët vrau, burgosi, internoi, shpërfilli dhe nuk arsimoi, ishin shqiptarë autoktonë, cilët i ngriti nga hici, i mbështeti me taksat e popullit, u dha poste pa meritë… janë, mos 100 për qind barbarë, patjerër gjysmakë, me nënë ose babë barbarë…
këtë gjë shikoni edhe sot: ata qe ushqeu komunizmi, edhe sot qe duken si kerrmat e komunizmit, ushqehen e mbeshtetet pa rezerva, pra poskomunizmi, s’eshte gje tjeter, por nje zgjatim i sundimit barbar mbi autoktonet shqiptar, por jo më me anë ushtrishë, apo qeverishë kuislinge, por me ane SHQIPFOLESVE BARBARË, TË CILËT VAJTOJNE KOMBIN DITEN DHE E VRASIN NATEN!
FATKEQESI KOMBETARE!