Zyba Hysa-Ballë për ballë


BALLË PËR BALLË

Një miku im poet,

Që dhe eshtrat brenda varrit

Ende s’janë tret!

Por që shpirti ende s’i ka dalë,

Farfurin ethshëm nëpër vargjet,

Më flet embël,

Më sjell mesazhet:

“Kurrë s’ bashkohet më hirra me djathin,

As plumbi s’kthehet më në gruken e hekurt,

As fjalë e thënë s’kthehet më së prapthi…”

I madhi poet,

I thjeshtë për të qenë i madh!

Njerëzor për të shyrbyer njerëzisë!

Filozof, për të ndriçuar udhën vegjëlisë…

S’e shohin e s’duan ta njohin

E jo më ta vlerësojnë,

Ata që përrallshëm mashtrojnë:

Se hirra bashkohet me djathin,

Plumbi kthehet përsëri në fole

Dhe fjala vjen serish tek ne!

I madhi poet,

I theshtë, për të qenë i madh!

Njerëzor, për t’i shërbyer njerëzisë!

Filozof, për të ndriçuar udhën vegjëlisë…

Miku im poet,

Që dhe eshtrat brenda varrit janë tret!

Por që shpirti ende s’i ka dalë,

Më bën të ndjehem me të,

Ballë për ballë…!

About Post Author