Zyba Hysa-Bota ime je ti…


Zyba Hysa

BOTA IME JE TI…

Shpesh thua;
“Ha, pi, fle dhe zgjohem me Ty!”
Sigurisht edhe Unë kështu dashurohem,
Ndryshe s’do t’ishim Dy!
Por kur mendoj sofrën e shtruar,
(Se çfarë ka në sofër s’ka rëndësi),
Me ty përballë s’ka të krahasuar,
As me sofra mbretërish mbingarkuar,
Me të gjitha llojet e ushqimeve,
E me stoli të çmuara q’përmes shkëlqimeve,
Njerëzit të duken të gëzuar…
Ndërsa Unë, i dashur,
Në sofrën tonë të thjeshtë,
Ndjehem mbretëreshë!
Është ndryshe të ndjehesh e ndryshe të dukesh,
Shumë njerës rendin pas dukjes, luksit, parasë…
Kërkojnë dhe flenë mbi jastëk me pupla,
Asgjë s’mungon për të plotësuar kushtet,
E din i dashur sa ta varfër ndjehen!?
U krijohet një boshllëk hapësinor,
Saqë s’dinë çfarë mungon gjë tjetër,
E pse janë të pasur, s’ndjehen mbretër!
Ne kurrwës’patëm pasuri të mbledhur,
Por kurrë s’qemë të varfër,
Kurrë s’patëm jastëk me pupla,
Por koka mbi gjoksin tënd të ngrohtë,
S’gjen jastëk më të rehatshëm në botë!
Të gjithë zgjohen mëngjeseve,
Shumë ngrihen pa mend në kok,
Kujtojnë se do të pushtojnë botën,
E bota do ta nderojë!
E ç’më duhet bota mua,
Kur e gjithë bota është njeriu që dua!?
Ndaj të kam thënë t’mos shqetësohesh,
Zoti na fali një dritë magjike,
Botën ta shikojmë me sy shpirti,
Ndaj eja pran, i dashur,
Kjo dritë më shumë,
Të ndriti!

About Post Author