Zyba Hysa: Fragment nga romani në proces shkrimi “Dashuri në kohë pandemie”


“Vitet e dashurisë së tyre kishin qënë në fillim, siç tregohet nëpër përralla, një mrekulli, ku gjërat e theshta u dukeshin të jashtëzakonëshme, ku çdo fjalë merrte mijëra kuptime e të gjitha kuptimet pikonin dashuri, ku edhe errësia u dukej dritë, se ndriçimi hyjnor i kishte veshur me shkëlqimin e dashurisë… por kjo dashuri kaq magjike, u godit egër nga një fatkeqësi dhe u plagos rëndë, por mbijetoi, se ishte rrënjëzuar në zemër!
Dashuria është ilaçë për të gjitha plagët e jetës, por për të mjekuar mungesën, apo ikjen e saj, njeriu s’ka gjetur deri më sot një ilaçë që të mjekojë plagën që lë ajo tek ne, ndaj në këtë kartraurë të jetës, me gjithë fatkeqësinë e rëndë, ajo pati fuqi të mbijetojë dhe të qëndrojë solide në zemrat e tyre.
Këtë ajo e kishte kuptuar, ndaj lajmi për ardhjen e tij, jovetëm e kishte ngazëllyer, por ndjehej krenare ndaj tij dhe vetes, se kuptoi më në fund, që ka gjetur një njeri të sinqertë dhe të mençur, që i jep vlera vetes, duke ditur të vlerësojë dashurinë e mbi të gjitha gruan që dashuronte.
Ajo ishte e pushtuar me një ndjenjë, sa rrënqethëse, po aq paqësore, mbase në kësi momentesh, kur njeriu, as mendon, as flet, por ndjen përtej dashurisë, ka prekur lumturinë!” 

About Post Author