Zyba Hysa: Fragment, shkëputur nga romani historik “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu”


Sapo dëgjoi se nga kishte ardhur lajmëtari, ndërpreu bisedën dhe në vend të lejonte ardhjen e tij, doli ai dhe e ftoi të shkonin në një dhomë tjetër.

– Jam i lumtur që u ritakoj, i madhërishmi Gjergj Kastrioti…

– Kënaqësia është imja të pres lajmetar nga vëlai im i gjakut dhe besimit, ndaj më thuaj ç’lajmë kemi nga Hungaria…

Mund të kesh dëgjuar, katastrofë, katastrofë… – Tha dhe nxori letrën e Gjonit dhe e la para tij, mbi tavolinën e drunjtë.

Sytë i shkëlqyen sikur t’i kishte sjellë gjithë thesaret e botës, ndaj e mori dhe e hapi me shpejtësi e filloi të lexonte duke i kaluar mbi fytyrë ngjyra stinore… gjer e mbaroi dhe u drejtua lajmëtarit:

– Jeni të mirëpritur të bujtni në kështjellën time dhe para se të niseni do shkruaj një letër për vëllanë e gjakut dhe të besimit…

– E di që s’mungon bujaria në këto anë, madhëria juaj, por më duhet të nisem…

– Atëherë prisni të shkruaj letër…

– Kam dhe një amanet tjetër… – Tha ai dhe i dorëzoi letrën e Idunës, vajzës së Huniadit.

Atëherë gjithë ngjyrat e stinëve që i solli letra e Gjonit, u shnërruan në një ngjyrë, në ngjyrën e pranverës; sytë i shkëlqyen si dielli mëngjesor, kur nxjerr kokën mbi kreshtën e maleve të Krujës, duart filluan t’i dridheshin si gjethet nga puhiza e beharit dhe mbi buzë u end një buzëqeshje e padukëshme, por e shpallur në sy…

Përballë luftës, përballë paqes, përballë rrezikut, përballë vështrirësive e përballlë jetës… të gjithë kanë qëdrime të vetëdijëshme dhe asnjë s’ka të njëjtat forca dhe përjetime, përballlë dashurisë, edhe më trimi, dhe më i dobëti shndërrohen në një qënie të pa qënë më parë, ndaj Gjergji në ato çaste s’ishte më Gjergji, ai mund të rrëzohej për tokë me një të shtyrë, të gjitha fuqitë trupore kalojnë në fuqi shpirtërore dhe ai tashmë s’ishte më në Krujë, ai kishte arritur mbrenda çastit në Buda, atje ku e kishte takuar për herë të parë Idunën e pasi u përmend që përballlë kishte llajmëtarin, futi dorën në xhepin e mbrendshëm të jelekut dhe nxori rozarjet që ajo i kishte dhuruar dhe ashtu pa ndroje i tha:

– Janë dhuratë nga Iduna, me to lutem para gjumit, me to lutem kur filloj ditën, me to lutem para se të nisem për luftë…

– Lëvduar qoftë Jezu Krishti! – Tha lajmëtari.

Gjergji thirri rojën e tij dhe urdhëroi të pritej me gjithë të mirat dhe porositi ta linin vetëm gjer t’i kthente përgjigje Gjonit dhe sapo u mbyll dera, hapi letrën e Idunës, të parën letër, pas letërkëmbimeve me Zylejkën, e cila tashmë kishte mbetur e vulosur në zemrën e tij, si pjesë e përpjekjeve për të çuar misionin e tij gjer në fund.

“Iduna”! – Mendoi ai dhe filloi të kalonte rozariet një nga një në pëllëmbën e tij dhe ndjeu dridhje zemre, ndaj e hapi letrën dhe filloi të lexonte:

“Mik i shtrenjtë, bir dhe ushtar i Jezu Krishtit,

Mbase nuk i shkon për shtat një princeshe që rrethohet me gjithë të mirat e kësaj bote e ku për rreth i qëndrojnë adhurues të shumtë, të përulet para njerëzve, por para jush përulem me dëshirë, se ju më keni rrëmbyer zemrën, aq shumë, saqë asgjë nga ç’kam s’i shijoj, saqë edhe kur flet princi grek, i cili ka kaq kohë që pret fjalën time, por mëdyshjet e mia ndaj tij, para se të çfaqeshit ju, u sheshuan dhe unë kurrë s’mund të jem e askujt përveçse juaja, që ditët të më rrëmbeni zemrën pa fjalë të bukura siç bën princi grek, por me qëndrimin tuaj korrekt ndaj vetes dhe të tjerëve.

Një ndjenjë e çuditëshme, një zjarr që vetëm shton flakët, aqsa ditët shkojnë, më ka pushtuar shpirtin dhe ëndërroj ditën, kur do jetë ai fat të shikoj e të qetësoj pak shpirtin e robëruar prej një dashurie absurde, por që e ndjej më shumë se reale; unë fle me ty, zgjohem me ty dhe jetoj me ankthin në shppirt, se më shqetëson largësia dhe kohët mjaft të vështira që po kalojmë.

Nuk dua të flas për gabimin e babait, se besoj që ai të ka shkruar, e shikoj që e ka mundur pendesa dhe e ka tronditur tradhëtia e atyre që u kishte besuar… por besomë, ai për ju, ruan dashuri dhe është gati të japë jetën për misionin e shenjtë në mbrojtje të krishtërimit.

Perëndia u ndihmoftë, sesa për ata që premtojnë e harrojnë, për ata që planifikojnë kryqëzatën dhe vetë s’bëhen pjesë e saj, mendoj se jovetëm s’ka ndihmë, por ka tradhëti, të cilën ju, i madhërishmi Gjergj Kastrioti nuk e njihni, se Perëndia të ka lënë me gjak të kulluar të racës së përzgjedhur nga Perëndia, për të qenë përfaqësuesi i saj në tokë, për të luftuar ligësitë dhe djallëzitë e barbarëve ndaj njerëzimit…

Ndjehem e robëruar dhe pres çlirim vetëm prej teje!

Bekuar qoftë Jezu krishti!

Bëftë perëndia që të shikoj dhe të derdhem në ujëvarën e vështrimit tënd të gjelbërt, si blerimi i bjeshkëve nga ku ke lindur!

Juaja,

IDUNA”

Ishte e para letër që lexonte, ku herë – herë i kthehej për të kuptuar dhe besuar në vërtet ishte ashtu siç shkruante ajo, gjer e mbaroi dhe përsëri e rilexoi, e futi në zarf dhe mendoi: “Tashmë nën jastëkun tim erdhi një ëngjëll tjetër…”

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

About Post Author