Zyba Hysa
O MALLKIMË E QIEJVE!
Në odën e burrave, në mes Tiranës,
Kur burrat e kombit kyçur në Ventotene*,
Erdhën barbarët e hodhën themelet*,
Ku vetë të vrarët merrnin dënimin kapital,
Për të mos mbetur gjallë!
Qindra dhe mijëra,
Të vrarë e të zhdukur,
Qindra dhe mijrëra të internuar në kampe,
Si ferri që rrëfen në tragjidinë e tij,
I madhi… Dante!
Sic ndodhi së fundmi dhe n’Dardani,
Por shumë herë më egër,
Shumë herë më gjatë,
Shumë herë më të pafat,
Ishim në Shqipëri!
Kur vinte nëntori vampirët në tribuna,
Lëpinin buzëve dhe pikën e fundit të gjakut,
E me letër përpara siç fryhet Buna,
Pas një shtërngate,
Fjalime pafund kish shkruar “I Madhi”
Për tu bërë i besueshëm tradhëtari,
Kalemxhinjtë e shitur,
Me ditë e muaj duke situr fjalë,
Fundërrinat e kombit,
Për t’i ngritur në majë!
O mallkimë e qiejve,
Derdhu mbi ata që bujarinë tonë
E shpërblyen me krime,
Derdhu edhe mbi këta me benevtrekë turku,
Me kostume shumlngjyrësh të fismi,
Por me astarë të kuq komunisti,
Derdhu o mallkimë e qiejve,
Se vetëm mallkima jote merr hak shqiptari!
E pse jemi përnjekur ndër shekuj,
S’morëm kurrë fytyrë,
Me vese barbari!
ZYBA HYSA
FRANCË, MË 1 NËNTOR 2022
