Zyba Hysa-PËR DASHURINË


Zyba Hysa

PËR DASHURINË:

“Dashuria është pasuri e shpirtrave bujarë, një pasuri që shpirt mizgunët nuk mund ta blejnë as me arin e botës…”
(Zyba Hysa)

“Dashuria nuk preket me dorë, nuk shihet me sy, nuk komandohet me mend… ajo vec ndjehet…”
(Zyba Hysa)

“Dashuria është kuantike atëherë kur njeriu vë në dispozicion të saj kohën, atëherë kur i përkushtohet pa imponim dhe pa menduar se çfarë do të fitojë…”
(Zyba Hysa)

“Njeriu mendon se bie disa herë në dashuri… ai bie aq herë derisa takon dashurinë e vërtetë… dashurinë kuantike, ku grimcat enerigjike të dy shpirtrave bashkohen si në reaksionet kimike dhe bëhen një… atëherë nuk ka gjë që t’i ndajë…”
(Zyba Hysa)

“Edhe dashuria për atdhenë është kuantike… dyshoj në të qënit shqiptarë të politikanëve tanë…”
(Zyba Hysa)

“Të dashurosh nuk është luks, të dashurosh nuk është zotësi, të dashurosh është fat, se dashuria është gjenerator me fuqi të jashtëzakonshme që e kthen shpirtin si një rrip transmensioni për të vënë trurin në lëvizje duke e bërë njeriun kreativ…”
(Zyba Hysa)

“Femra ёshtё si pjergulla. Duhet të ketë një burrë – shtyllë që të mbahet, ndryshe, po si pjergulla, do të baltoset dhe s`do të blerojë.
Kur dy njerëz dashurohen dhe femra s`ndjehet e mbrojtur, dashuria shumë shpejt do të mbarojë dhe ne rast se femra ndjehet e mbrojtur nga një mashkull, e pse s`janë të dashur, herët, a vonë do të lindë një dashuri e fortë.

(Zyba Hysa: Romani “ARB…”)

“E vërteta dallohet lehtë, ajo ka vetëm një fytyrë pa tualet, ndësa gënjeshtera ka shumë fytyra të grimuara me mjeshtëri…”
(Zyba Hysa)

“Një popull që pëlqen aparencën, pa u futur në realitet, është naiv dhe mashtrohet lehtë…”
(Zyba Hysa)

“Naiviteti ka dy mëma: foshnjërinë dhe paditurinë…”
(Zyba Hysa)

“Intelekti ka dy krahë të fuqishëm: dijen dhe intuitën…”
(Zyba Hysa)

“E vërteta mund të jetë edhe shëmtuar, por gënjeshtra mund të jetë një përbindësh veshur me shkëlqim verbonjës…”
( Zyba Hysa)

“ Nga e vërteta mëson… nga gënjeshtra e pëson…” (Zyba Hysa)

About Post Author