ZYBA HYSA-Ti je motiv…


TI JE MOTIV…
Ti je motiv që ndez guximin,
Të hedh hapa,
Në rrugë të pashkelura,
Duke kapërcyer të kaluarën,
Me një këmbë tek e tashmja,
Për të prekur të ardhmen…
Ti je motiv që bën të harrojmë,
Lëndimet,
Keqkuptimet,
Zhgëmjimet…
Që morëm pa i merituar,
Shijen e tyre e provojmë tani
E pse një shije e pashijëshme,
Ti më bën të vetëdijëshme,
Se e nesërmja do të jetë më e mirë,
Ndaj e marr kupën e së ardhmes,
E pi me dëshirë!
Ti je motiv,
Që kurrë s’më lë pa motive,
Se morivet e jetës lindin vetëm,
Prej dashurive!
/ZYBA HYSA/
TIRANË, MË 2 JANAR 2022

VETËM KUR DASHUROJMË…
Për të uruar Ty,
Cdo vit trokisja gotën me ajrin,
(Ashtu bëje edhe Ti)!
Tringëllimat canin ajrin e vinin si urim,
Që zgjonte universin,
Hyjtë i ngrinte dy nga dy në vallëzim,
Nën shkëlqimin e yjeve,
Në largësi marramendëse
Na bënin serenatë të dyve!
Sonte hyjtë mbetën pa fjalë,
Se fjalët e tyre shkuan në vesh të Perëndisë,
Duke bërë lutje për të qenë bashkë,
Unë dhe Ti, dashnia ime,
Për t’u vështruar më mirë symbyllur
Ku tringëllima e gotave,
Të ngrihen në vallëzim i bën shpirtrat tanë,
Për të nderuar hyjtë e qiellit,
Që sonte kanë ardhur në tokë…
Vetëm kur dashurojmë,
Njerzit dhe hyjtë,
Bëhen tok!

About Post Author