Zyba Hysa:Drejtësia dashurohet, kur mbrohet…


Zyba Hysa

Drejtësia dashurohet, kur mbrohet…

Në skenat tragjike të shekujve,

Ku loz egër e mira dhe e liga,

Shifrat e të vdekurve janë thjesht statistika,

E s’përbëjnë shqetësim,

As për krahun e të ligjve,

As për krahun e të mirëve,

Se në fushëbetejë,

Dhe e mira për të qëndruar e mirë,

Shndërrohet egërsirë,

Më egërsirë se e liga,

Ndryshe s’përvallohet shtriga!

Në fushëbetejë, prapë se prapë,

Cilësitë krahët e tyre rrëfejnë,

Se e mire përhere ka prijësa,

TË cilët s’qëndrojnë në pallate,

S’vështrojnë suksesin, ose humbjen

Nga ekrane bastarde,

Ku manipulimet ndryshojnë kahet,

Etë ligës, me të mirën…

Që në kohë paqeje të marrin dëmshpërblim,

Për mizoritë e tyre në “dobi” të njerëzimit,

Ashtu sic ndodhi me Kosovën time,

E sic po ndodh në Ukrainë,

Ku prijësi popullor,

Stërnip i degëzimit të racës sime,

Si një Gjergj Kastriot,

Po çudit një botë!

Beteja mes të mirēs dhe të ligës vazhdon…

Por tash kanë ndërruar kohë,

Rrethi përqark ligësisë po ngushtohet,

Ashtu sic u ngushtua rreth historikisht ndaj nesh,

Që përfaqësojmë racës hyjnore

Dhe që në tokë sollëm mirësinë,

Si kusht i domozdoshëm për njerinë,

Për të qenë i barabartë mes të barabartëve,

Ku prijësi është njëkohësisht,

Komandant dhe ushtar…

Dhe ushtari ne cdo moment,

Edhe komandantë!

Bota e sotme rreshtuar,

Nga e drejta, nga mirësia,

Por s’mjafton vetëm të rreshtohesh,

Por të marshosh për atje ku ajo rrezikohet,

Drejtësia dashurohet,

Kur mbrohet!

CAHORS FRANCË, MË 6 MARS 2022

About Post Author