Zyba Hysa:E rëndësishme është prania…


Zyba Hysa

E rëndësishme është prania…

Largësia s’matet nga kilometrat që të ndajnë,

Ka njerës që flenë me një shtrat

Dhe ndjehen mijëra kilometra larg!

Ka njerës që rrinë bashkë ditë – natë,

E prapë se prapë, s’ndjehen bashkë!

Ka njerës që i ndanë një gjysëmglob largësi,

E për çudi… ndjehen nji!

Të gjitha i kam provuar në jetë,

Por Ti je prova e vërtetë!

Vetëm me Ty më ka ndodhur ndryshe,

Mbase dashuria s’është vetëm ndiesi

Që të afron nga mijëra kilometra largësi,

Në mënyrë virtuale…

Se po të ishte e vërtetë kjo,

Unë ende do të isha në ajër,

Për të kapur valët e saj mistike,

Pa e ditur pse më duhen

E pse kaq gjatë ndjesi ruhen!

Kur të njoha Ty,

Pashë të plotë portretin e dashurisë,

Tiparet e saj ishin aqsa magjike, po aq të prekëshme,

Në çdo tipar shëmbëllenin element realë të jetës,

Aty pashë dhe preka, ç’më duhej për të jetuar,

Ashtu pa sforcime… natyrshëm,

Siç marrim frymë pa u menduar,

Siç lind dielli pa lajmëruar,

Siç vjen fëmija në jetë pa ditë të caktuar,

Siç ndryshojnë stinët, pakuptuar…!

Me ty,

Edhe një çast është jetë!

Gjërat e rëndomta dhe monotone,

Që kryeja për çdo ditë,

Tash më duken magjike,

Si n’takim me hyjtë!

Ti më bëre të prek dashurinë në tokë

E të ngjitem lartësive pa bujë,

Ashtu si qarkullimi ujit në natyrë,

Nga ujë n’avull e nga avull, n’ujë!

Ndaj është mëkat të rrimë larg

E pse ndjehemi bashkë,

E rëndësishme është prania,

Vetëm kështu,

Është e plotë dashuria!

/Zyba Hysa/

TIRANË, MË 11 PRILL 2022

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *