Zyba Hysa:Ende s’është bërë njeri…


Zyba Hysa
Pak e njohim veten,
Por e ndiejme gjer n’asht vetveten,
E s’bindemi për ç’ka thonë: “Majmunë me bisht”
Se bishtin e majmunëve e shohim pastër,
Tek ata që vetquhen fisnikë,
Vetëm se janë të zotët,
Të “fisnikërohen” me barbarizëm,
Duke i quajtur gjurmët tona të herëshme,
Si të pa nderëshme!
Koha e internetit zbuloi pak të vërteta,
Por edhe një e vërtetë të dihet,
Ndizet një lambushkë për të ndriçuar udhën,
Tek të vërtetat tjera të mbërrihet!
Shpesh gjykojnë: “Kalojmë në delirë”,
Kur themi të vërtetat tona,
Ku barbarët kanë pirë,
Për tu prezantuar si njerës,
Se kur erdhën,
As era s’u vinte njeri,
Ushqyer dhe pirë,
Në barbari!
Vërtet kemi ngrënë më pak,
Por kemi qeshur bukur!
Kemi kënduar me lotë,
Por kemi qenë të lumtur!
Se cili erdhi dhe e pushtoi këtë botë!?
Vetëm më vjen çudi,
Si kaq vite barbari ka pirë në tonin gji,
E s’është bërë ende Njeri!
TIRANË, MË 13 DHJETOR 2021

About Post Author