Zyba Hysa:Fatkeqësisht…
Edhe nëse do më vrisnin si HYPATIA,*
A si Giordano Bruno, mbi turrën e druve,
Prsëri do të qëndroj mendimeve të mia;
Komi ynë ka qënë… është, pre e të huajve!
Bota ka ndjerë persekucion në individë,
Kombi ynë… persekutuar historikisht…!
Barbarët q’ushqehen skutave t’errësisë,
Dritën fisnike t’hyjve sulmojnë mizorisht!
Nëse një ditë do mendohet se bota,
I ka shkulur dhëmbët e barbarisë,
Shenja e parë që do e ndjejë toka,
Do jetë e drejta, mohuar shqiptarisë!
Secili komb, thërret kombësinë e tija,
Dhe shenjtërinë i vesh rracës së vet,
Po kombi ynë… s’është se shenjtëria,
Vjen se themi ne… nga Zoti zbret…!
Edhe nëse do më vrisnin si Hypatia,
A si Giordano Bruno mbi turrën e druve,
Përsëri do të qëndroj mendimeve të mia:
Kombi ynë ka qënë… është, pre e të hyajve!
* HYPATIA: jetoi ne vitet 354 – 415 filozofe nga Aleksandria, e bija e matematikanit THEON, u vra për idetë e saja përparimtare në fillozofi.
