Zyba Hysa:Fisnikja më e madhe


Zyba Hysa

Fisnikja më e madhe

Më zbardhe kokën dashuri,

Me tekat e tua lozonjare,

Herë më dërgon në lartësi…

Herë më gropos në mijëra varre!

Si do të isha unë pa ty?

Pa çastin hyjnor të prekjes tënde??

S’do ishte më mirë të mos isha,

Thinja t’mos më dilnin fare!

Mirë thonë:

“Thinja shpalos fisnikëri”

Ti je fisnikja më e madhe!

Më bën të ndjehem tërësisht njeri,

Me qetësi duroj plot halle…

Më bën të lumtur në pak çaste,

Një lumturi sa mijëra jetë,

Lum kush të deshi ty dhe me halle,

Në jetë kaloi çdo vështirësi…

O dashuri që emrin e ke jetë,

Pa Ty jeta humbet çdo vlerë,

Është si të vish pa sy, pa veshë…

Të mos shohësh dritë

E këngë të mos ndjesh!

Të mos jesh Ti, i mjeri njeri,

S’do kish shqetësim,

As lumturi!

About Post Author