Zyba Hysa:Fitorja për së treti e ish …


Zyba Hysa: fitorja për së treti e ish komunistëve, shpall diktaturën publikisht…

Uzurpimi i Shqipërisë nga sllavizmi, i ashtuquajturi komunist i vitit 1944, ka qenë jovetëm forma më e lartë e genocidit shqiptar, por dhe mënyra më e poshtër, sesi u krye ky genocid, duke krijuar bindjen përmes propagandës së shfrenuar, se po shpëtojnë popullin nga tradhëtarët e kombit, të cilët ishin njerëzit më patriotë, më të pasur materialisht dhe intelektualisht në atë kohë.

E pse thuhet se lufta mbaroi në 1944, ajo filloi në 1944, e pse thuhet se në 1990 mbaroi diktatura, (genocidi) ajo filloi në 1990, por si në 1944 dhe në 1990, ajo rifilloi duke u veshur me qyrkun e dashurisë për popullin duke i vrarë bijtë më të mirë, duke burgosur, internuar inteligjencën për të dhënë idenë, se të shkolluarit janë tradhëtarë, të zgjuarit, gjithashtu tradhëtarë, të pasurit edhe më tradhëtarë, se kanë pirë gjakun e popullit dhe qeveritë që hipnin e zbrisnin u shndërruan ushunjza që pa reshtur thithnin gjakun dhe djersën e popullit, deri në palcën e vendit, mineralet e pasura në të katër anët e Shqipërisë.

Në emër të popullit, për të mashtruar popullin, pas 1944 pushteti u vetquajt “Pushteti popullor” ku në emër të popullit, pa e pyetur popullin, vrau, burgosi, internoi, grabiti më pas pasuritë shqiptare, duke e shndërruar popullin në skllavin modern të një sistemi të ashtuquajtur socializëm, por në fakt ishte përtej çdo sistemi të shpallur në botë….

Asnjëherë ky vend nuk pati një plan zhvillimi real në dobi të popullit, si në diktaturë, që ngriheshin fabrika e uzina, ferma e kooperativa, ku populli u shndërrua proletar e pse proletarizmi nuk egzistonte më parë, e sajuan këtë duke i plackitur pronën për tu bërë vetë skllavopronarë dhe populli një proletar skllav.

E njëjta gjë ndodhi në 1990, por me një ndryshim: populli mbeti, as proletar, as pronar, se pronat përsëri u grabitën nga komunistët e rinj, të cilët me porosi të Gorbaçovit, sipas “Katovicës” do të krijonin klasën borgjeze, por jo sipas ligjeve të biznesit të ndershëm, por sipas parimit barbar rus: “E imja është e imja, jotja e diskutueshme, po qeshë i zoti unë ta rrëmbej”, pra thjesht me forma barbare, ku në Shqipëri, u realizua duke u marrë tokat ish pronarëve e duke u mbyllur gojën fshatarëve me nga një copë tokë të vjedhur padrejtësisht pronarëve, ndërsa pronat e majme bregdetare u shpallën të “shtetit” për të kënaqur njëri – tjetrin me copa të majme…

Ka 30 vjet që vetëm kafshojnë e shqyejnë pronat e ish pronarëve dhe ish pronarët mbetën përsëri ish pronarë dhe ish komunistët u shndërruan pronarë e njëkohësisht pushtetarë të Shqipërisë….

Krahas me masakrën ndaj pronës së shqiptarëve, u masakruan dhe shpirtërisht, duke dhënë ideja, se filloi pluralizmi, Partia e Punës, e mbarsur 45 vjet nga antishiptarizmi, më në fund polli disa Parti tjera për të krijuar idenë se gjithçka ndryshoi, por prapë sipas porosisë së “Katovicës” Gorbaçiane, të gjitha këto Parti, pavarësisht emrit, drejtoheshin nga komunistët, apo bijtë e komunistëve, aty – këtu u radhit pranë edhe nga një “I përndjekur politik” të cilët me kohën, dikush u vra, dikush u detyrua dhe dha dorëheqjen, dikush u shpërfytyrua duke humbur parimet dhe patriotizmin…

Krijimi i PD – së drejtuar nga komunisti i bisturisë, nën vellon demokratike bëri kërdinë në të gjitha aspektet, saqë patriotëve që u rreshtuan aty, u vinte turp nga vetja, kurse grushti i Partisë së Punës, vetëm çliroi dy gishta nëpër sheshe, ndërsa nëpër zyra ishte grushti më i fortë që ju dha këtij vendi dhe populli, se eksodi dhe masakrat e ‘97 barazuan krimet dhe tmerret e diktaturës komuniste. U desh kjo parti për të krijuar idenë e demokracisë dhe të ndryshimit, derisa shtresa komuniste, përveç pushtetit politik, mori edhe pushtetin ekonomik, i cili bëri që të ndjehet i sigurtë dhe pak nga pak filluan t’i vënë minat Partisë Demokratike duke venë në krye të saj një kukull, apo më mirë një maniking, apo një robot që kurdiset nga vetë pozita, për të shkatërruar opozitën, për t’I thënë këtij populli martir, se “Ne dimë të udhëheqim”!

Cdo gjë e planifikuar më së miri në “Katovicën” gorbaçioviane, ne presim këshillën e fundit nga “doktorët” shekullorë për të na futur në sallën e operacionit për të ndarë rajonet e për t’i vënë kundrejt njëri – tjetrit, siç ndodhi në këto zgjedhje, Veri – Jug, Gegë – toskë…

E kam thënë, e përsërit deri në monotoni, zgjedhjet bëhen në tavolina, votimet janë thjesht procedurë dhe këtë radhë zgjedhjet ishin bërë me laps të prehur mirë për të ndarë Veriun me Jugun dhe Gegët me toskët, por nuk ka laps ta bëjë këtë mes shqiptarëve, përderisa nuk arritën ta bëjnë, as Fetë e pushtuesve, kurrë nuk do ta ndajnë vendin e pse ka qenë i ndarë ndër shekuj, ajo që na bashkon, është shpirti, gjuha, mendimi, kënga… Perëndia që na krijoi zotër të trojeve e pse trojet na i kanë grabitur, kemi diellin mbi kokë, kemi ujin që rrjedh, kemi ajrin që na mban gjallë…

Sado të veprojnë të huajt ndaj nesh, ata mbeten të huaj dhe ne jemi autoktonë!!!

Gjëja që na mbetet të bëjmë, në kushte dhe rrethana të krijuara, është dashuria dhe Perëndia, të duam njëri – tjetrin e pse qeveritë na kanë ngatërruar keqas, të kemi besim tek Perëndia, se një ditë do vijë dhe dita e shqiptarit…

Gjarpëri helmues ka vetëm bishtin tek ne, çfarëdo të bëjmë, sikur edhe bistin t’i presim, ai nuk ngordh, lusim Perëndinë që del ndonjë bajloz t’i shtypë kokën atje ku e ka, kështu shpëtojmë edhe ne!

Rroftë populli ynë, rroftë gjuha shqipe, rroftë Besa në Shpirtin e Shqiptarit për Shqiptarin!

About Post Author