Zyba Hysa:Fragment nga romani “Nuk jam Zonja Bovary”


Zyba Hysa:Fragment nga romani “Nuk jam Zonja Bovary”
Gjithë këtë kohë kam menduar gjatë dhe të kërkoj ndjesë, përsa të kam folur, se kam bërë një gabim trashanik, që s’më falet; të kam njohur me ndjenjë dhe me mendje të kam veshur vlerat dhe kapacitetin tim intelektual, ndaj dhe përsova deziluzion me çfaqjen tuaj në facebook. Sot jam kthelluar dhe po mësohem të njoh ashtu siç je, siç je lindur nën terror, siç je rritur në mëshirë të fatit dhe siç jetove nën diktatin komunist, për të cilat ti s’je fajtor, ndaj edhe qortoj veten më shumë.
Të kisha ngritur në sferat më të larta të bagazhit intelektual, ndaj më tmerronte fakti së si veproje në facebook, por kjo s’do të thotë, se je njeri i keq! Je njeri shumë impulsiv, ekspresiv, por duke mos pasur kapacitet për të menaxhuar veten në momente të caktuara, bie në vulgaritet, në veprime nënshtronjëse ndaj tjerëve. Kjo kurrë s’ka ndodhur me mua! Une s’jam nënështruar kurrkujt edhe kur e kam pasur litarin në gryke! Kjo ka të bëjë me karakterin. Unë gjej veten tek filozofi ynë, në çdo gjë që shkruan ai, unë heshturazi jam me të, qesh me të, qaj me të e më duket se kemi ngjashmeri karakteri dhe mentaliteti, por ai qëndron himalaje përpara meje për nga dijet dhe krijimtaria! Ky është fat i madh për mua, që pata fatin të studioj një pjesë të krijimtarisë së tij, që sa herë e lexoj, aq herë mësoj gjëra të reja… Ai eshtë një pishtar që do u qëndrojë shekujve… Lum ai që do ta njohë përmes krijimtarisë së lënë për brezat!
Tani e kuptoj mire se pse nuk e lexon filozofin, ai qëndron njësh me Perëndinë, ti je ende tek ethet e mishit e të gjakut… Këtë nuk e doja tek ti, të kisha vënë pranë Perëndisë, atje ku jam edhe vetë, larg argëtimeve të mishit e të gjakut…
Tani të respektoj kështu siç je duke të lënë të lirë të mendosh e të veprosh siç di e siç të pëlqen! Une jam pushtuar me studime dhe krijimtari, tash edhe më shumë, për të harruar plumbin që më dhe, se ai plumb do me mbetet përjetësisht në zemër! Edhe të ma shtrosh me florinj, plaga që është hapur, ka përmasa gjigande! Kam frikë të dua, kam frikë të harroj, kam frikë nga vetja që s’të lëshon!
(DORESHKRIM, 2018)

About Post Author