Zyba Hysa:Gjergj Kastrioti-Skënderbeu


“U dëgjua trumpeta e rreshtimit të ushtrisë, por ajo që vihej re, ishte, se krahas rreshtimit solemn të ushtrisë, oborri u mbush plot e përplot me popull, gra e burra, të cilët rrinin pas rreshtave të kalorësve dhe më në fund, çdo gjë qëndroi pa frymë, për të marrë frymë në daljen para tyre të Gjonit, princit dhe prijësit të tyre, për të nisur pasardhësin e tij drejt rrugës së dijes…

Në anë të portës së kështjellës, topçinjtë rrinin në gadishmëri për të marrë urdhër të shkrihnin topat në shenjë nderimi për princin e vogël, Gjergj, ndërsa përpara ushtrisë rreth 100 kalorës azganë, të veshur në bronx, të cilët shkëlqenin si të veshur me ar nën shkreptimën e rrezeve të para të mëngjesit dhe disa kalorës turq të ardhur nga Shkupi, si udhërrëfyes, prisnin çastin e daljes së princit të vogël për tu nisur drejt Ankarasë.

Heshtjen e theu si krismë xhami, trumpeta, e cila tërhoqi vemendjen e pjesmarrësve se nga çasti në çast do dilnin para tyre kështjellarët me në krye princin Gjon…

Dhe ja, princi Gjon, ashtu trup lartë, i veshur me petkat festive, shoqëruar me zonjën mbretëreshë, veshur edhe ajo me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, që sa herë hidhte hapa s’kuptohej në dridhej trupi i saj, apo fustani, mbanin mes tyre Gjergjin e vogël me një ngazëllim fëminor që lind nga dëshira për të udhëtuar (kalërimin e kish mësuar qysh katër vjeç) me kalë sa më larg, pas tyre ishin të gjithë të ftuarit e në fund kështjellarët rrinin në gatishmëri për çdo të papritur.

Oborri i kështjellës mori zjarr nga shpërthimet ngazëllyese të pjesmarrësve që u shoqërua me ngritjen e shpatave lart dhe kuadratet e ushtrisë së organizuar për nder të princit të vogël, morën qëndrim ushtarak, por shpejt u vendos qetësia, se Gjoni foli:

– Vëllezër të gjakut dhe të Besimit, miq dhe të ftuarit e mi të largët!

Në pamundësi për t’i mësuar fëmijët tanë këtu, sot niset trashëgimtari im, Gjergj, drejt Ankarasë, për tu kthyer një ditë më i mësuar se unë, më i stërvitur se unë, më i bindur sesa unë, ndaj Atit tonë Jezu Krisht! Unë sot s’do t’i lë amanetet e shpirtit, se është ende i vogël dhe unë, ende jam i ri dhe kam forca të qëndoj në krye të principatës sonë, por e porosit, që djali im për çdo ditë të përsërisë me vete, ashtu siç përsërit: “Në emër të atit të birit dhe të shpirtit shenjtë nga lindja e Zotit tonë Jezu Krishtit…”, këtë gjë: Mos prano, biri im dhurata nga askush, se po i more ato, dashje pa dashje të mbeten dy rrugë; ose të bëhesh skllav i përjetshëm, ose të përballesh me të egërsisht për jetë, a vdekje!”- Tha duke e ngritur Gjergjin me krahët e tij të fuqishëm deri u takuan sy më sy.

– Rroftë princi ynë Gjon Kastrioti! Rroftë! Lëvdu qoftë JEZU KRISHTI! – Buçiti oborri i kështjellës së Krujës dhe në këtë kohë gjëmuan topat…

Gjoni e puthi djalin në ballë duke i thënë: “Qofsh bekuar, biri im” dhe e uli lehtë – lehtë mbi tokë.

Vojza me lotë në sy, tha:

– Sot përcjell birin e shtrenjtë, dragoin e Arbërisë, birin dhe ushtarin e Jezu Krishtit, ashtu siç e do nderi i fisit, me gjithë të mirat, ndaj mirësia dhe suksesi e priftë… – Por brohoritjet e ndaluan të vzhdojë, ndaj u përkul, e shtërngoi djalin në gjoks dhe i pëshpëriti në vesh: “Bekuar qofsh biri im!” dhe e puthi më pas në dy faqet dhe në ballë.

Në këtë kohë erdhi një ushtar i gjatë si div dhe i foli mbretëreshës:

– Madhëri, djali do të niset…

– Qofsh i bekuar bir! – Tha ajo prapë dhe lotët rrëshqiën e sulmuan tokën.

Gjergji i vogël, as që i kuptonte lotët e saj, as donte t’i kuptonte, ai kishte mendjen të prekte të panjohurat, në një farë mënyre, për të fillonte liria përtej mureve të kështjellave, për tu futur në një mur më të madh, në oborrin e sulltan Mehmetit I, i shoqëruar me gjithë njerësit që kishte pasur për rreth, përveç prindërve.

Më në fund u hap korridori i ushtrisë dhe popullit për të kaluar Gjergji bashkë me shoqëruesit e tij dhe të gjithë udhëtarët u përkulën përballë Gjonit, tërhoqën frerin kuajve e po në këtë çast u ndjenë edhe një herë gylet e topave dhe më pas trokëllima e kuajve që u nisën drejt Ankarasë…

Populli filloi të largohej, ndërsa ushtarët, sipas komandave shkuan në fushën e stërvitjes.”

FOTOJA: DALE NE NEW YORK

PAS KONFERENCES PER SKENDERBENE

About Post Author