Zyba Hysa:S’doja të njihja…




Kurrë s’kam hequr dorë nga vetja,
S’kam kundërshtuar deri n’antagonizëm,
Herë i kam shkuar pas si manare,
Herë i kundërvihesha,
Përsëri me të gëzoja!

Në dashuri kështu ka ndodhur,
S’mund të kuptohet dashuria,
Të jetë kundra vetes!
Po pse ta fsheh,
Besoja për të njohur,
Në emocionet e mia ishin të thella,
Apo thjesht me shkëlqimin e xixëllonjave,
Ku fap – fupet e tyre ndjellin foshnjet,
Mbrëmbjeve, grunoreve…
E pse unë kurrë s’kam rendur pas tyre,
Përherë i kam vlerësuar,
Por s’jam qorruar,
Duke parë me sytë e shpirtit,
Kam lënë shpirtin,
Të japë verdiktin!

Ç’ndodhi me Ty!
Për herë të parë s’e pyeta veten,
Mbase, as vetja, s’ishte n’vete,
Të më pengonte mua,
Kur erdha drejt teje si manare,
Pa të njohur fare!
Dhe ç’është e vërteta,
As doja të njihja,
Se mos dalloja ndonjë ves,
Që unë s’e “përtyp” dot…
Duhej të t’braktisja,
Bashkë me këtë botë!!

Zyba Hysa

About Post Author