Zyba Hysa:Shekujt vrasin njëri – tjetrin


Zyba Hysa:Shekujt vrasin njëri – tjetrin
Plagë që veç mahisen,
Pagë që shekujt kanë hapur n’shpirtin e kombit,
E çdo bashkëkombës me shpirt prej kuanteve tij
Njëherësh… dhemb e djeg,
Një dhembje që s’di pse dhemb,
Një djegie që s’di pse djeg!
Përpëlitesh,
Sikur plagët e Halilit ke në trup,
Zhuritesh,
Sikur gjithë vullkanet kanë shpërthyer në shpirt…
Si vallë ndodh kjo me ne?
Si nuk reshtën shigjetat, shpatat, topat, dogmat…
Si të kishim qenë përbindëshat e dheut
E botën do të përpijmë,
Sikur të kishim qenë murtaja e shekujve
E do të zhduknim njerinë!!
Sikur të kishim qenë…
Sikur kishim qënë…
Sikur kishim qënë…
E çfarë të kishim qënë!?
Sikur t’ishim ufo mbitokësorë,
Që botën do pushtonim,
Përsëri do kishte pasur fund kjo dhimbje,
Kjo djegie,
Por dhembja dhemb deri në dhimbje
E djegia djeg deri në djegie,
Spektatorë ndërkombëtarë…
Gladiatorë shqiptarë…!
Shekujt vrasin njëri – tjetrin…
Veç fatit tonë s’ia morën jetën,
Gjallë e me frymë…
Aqsa për t’mos u zhdukur,
Kombi ynë!
………………………………………………….
Arena gladiatorësh vazhdojnë,
Ndërkombëtarët duartrokasin…
Prapë… mbijetojmë!

TIRANË, MË 9 NËNTOR

About Post Author