Zyba Hysa:Të adhuroj…


Zyba Hysa

Të adhuroj…
Jam kujdesur t’fitoj thesare shpirti,
Vetëm kështu pasurohet të qënurit njeri,
Ndaj më kanë adhuruar njerëzit,
Dhe unë, kurrë s’kam reshtur,
Së shpenzuari kohë për ta,
Se duke dhuruar përherë dashuri,
Thesaret shtohen pa kufi!
Gjithë jetën kam kërkuar një njeri ta adhuroja,
Ashtu siç më kanë adhuruar mua…
Siç kisha adhuruar vetëm Perëndinë,
Se të adhurosh, miku im,
Është më shumë sesa të duash!!
Kur adhuron diçka,
Kurrë s’bën gjëra ta lëndosh atë,
Jo se ke frikë,
Jo se mendon se do të braktisë një ditë,
Por se mbrenda adhurimit t’asaj që duam,
U dashuruam!!
Kjo është dashuria,
Asgjë më shumë,
Sesa adhurim për atë që je,
Për atë që ke dhe ende s’e di çfarë ke,
Por duhet dikush ta zbulojë me sytë e dashurisë
E për këtë ndjesi magjike,
I falem dhe i përulem Perëndisë…
Adhurimin ndaj saj, miku im,
Të solli Ty,
Si më t’vyerin shpërblim!
TIRANË, MË 1 SHKURT 2022 

About Post Author