Zyba Hysa:Thënie nga krijimtaria ime…


Zyba Hysa

“KUR RESPEKTOJ VETEN, S’DO TE THOTE SE MOHOJ TJERET, POR CDO GJE FILLON NGA VETJA…”
(ZYBA HYSA)

DASHURIA E VERTETE KERKON KAPACITET TE LARTE MORAL DHE INTELEKTUAL…”
(ZYBA HYSA)

“KAM ZOR TE NXJERR FJALEN… POR KURRE S’E HA FJALEN, AS ME MIQTE, AS ME ARMIQTE…”
(ZYBA HYSA)

“NE SHQIPERI DREJTESIA VIHET NE BANKAT E TE AKUZUARVE…”
(ZYBA HYSA)

“KUSH PERFITOI NJE KOCKE PER TA LEPIRE… LEHU PER ATA QE HANE MISHIN…”
(ZYBA HYSA)

“NE JETE KAM LUFTUUAR PER DRITEN E MENDJES DHE PAQEN E SHPIRTIT, TJERAT KANE ARDHUR VETE…”
(ZYBA HYSA)

“FEJA” E POPULLIT TIM, ESHTE BESA…POR S’DUHET DHENE BESA TE PA BESIT…”
(Zyba Hysa)

“Marrdhëniet që lidh me shoqërinë përbëjnë karatin e personalitetit tënd… hipokrizia është dorëzim vullnetar drejt falsitetit të jetës tënde… ndërsa sinqeriteti të shkakton dhimbje, të cilat bëhen motiv për të jetuar dhe për të pasuruar personalitetin tënd me vityte fisnike… Ne jemi një popull i edukuar nga një ideollogji false e për pasojë falsiteti mbisundon, kjo është fatkeqëi shoqërore dhe kombëtare… ”
(Zyba Hysa)

“Kurrë s’kam qënë hipokrite edhe kur sinqeriteti ka qënë në dëmin tim… vetë koha ma ka dhënë shpërblimin… Po të shikoni, edhe poezia ime, edhe proza, edhe studimet, edhe publicistika… janë sinqerisht të sinqerta… kjo më sjell kënaqësi dhe uroj të sjellë këtë kënaqësi edhe tek lexuesit e mi…”
(Zyba Hysa)

“Në një vend si Shqipëria (e ngado që jetojnë shqiptarët në trojet e veta) ku letërsia quhet e mirfilltë vetëm po e vlerësoi shteti… politika, mos pretendoni se ka letërsi kombëtare… ajo nuk i shërben zhvillimit të popullit, por qorrimit të tij…”
(Zyba Hysa)

“Të më ndjejnë miqtë e mi, kur u them të vërtetat, s’do të thotë që jam kundër tyre, përkundrazi, jam me ta dhe dua të jem e sinqertë me ta, se s’dua t’i humbas, miqësia hipokrite nuk zgjat shumë e pse fillon euforike… Ku ka eufori, ka coroditje të qëllimshme… euforija është si tymi që i hedhim zgjoit të bletës për të vjelë mjaltin deri n’pikën e fundit…”
(Zyba Hysa)

“Mashtruesi është tutor i mediokrit, por kur mendon se mashtron inteligjencën, kthehet në mashtrues i vetes…”
(Zyba Hysa)

“Një shtet që nuk e mban afër inteligjencën e mirëfilltë, është mashtrues i popullit…”
(Zyba Hysa)

“Në një vend të prapambetur… edhe politika e tij, mashtrohet nga politika e shteteve të zhvilluara… “
(Zyba Hysa)

“Politikanët tanë kënaqen vetëm se dalin foto me personalitete botërore… ata kënaqen me marrëveshjet që firmosin tanët në delir budallai…”
(Zyba Hysa)

“Kombi shqiptar historikisht ngjan me një kazan në vlim, ku urët e zjarrit nxiten nga shtete që ngrohen nga djegia e tij…”
(Zyba Hysa) 

About Post Author