Zyba Hysa
Viruset e Shpirtit…
Ndjenjat janë si viruset,
Jo të gjithë preken nga virusi,
Jo të gjithë mbrohen prej tij,
Kështu dhe ndjenja,
Nëse në shpirt mbretëron mirësia,
Si viruset të zë dashuria,
E nëse zhveshim shpirtin nga dëshira
Për të bërë mirësi duke bërë keq,
Në sofrën e shpirtit mbretëson ligësia,
Si më i rrezikëshmi virus q’duket sikur ha tjerët,
Por si një molë q’ha drurin me ledha,
Gërryen shpirtin… dhe zemra,
Kurrë s’gjen qetësi,
Ligësia,
Virusi më i rrezikshëm,
O NJERI!
