ZYBA HYSEN HYSA: GJERGJ KASTRIOTI – MISIONAR I PAVDEKSHËM I PAQES DHE MIRËSISË NJERËZORE!
Unë jam shprehur edhe më parë: Kurrë Gjergj Kastrioti nuk shpallet shenjtor nga Papa, ai do shpallet shenjtor, kur të mos egzistojë më Papati, ai është shenjtor i njerëzimit, jovetëm i katolicizmit, as vetëm i Ortodoksisë, as i myslimanizmit, Gjergj Kastrioti nuk ka qenë konvertuar kurrë me asnjë Fe!
1. Gjergj Kastrioti nuk luftoi për të zgjeruar Perandorinë Osmane që të përhapet islamizmi, në botë, por të mos kishte asnjë FE, bota të ishte e krishterë, se katolicizmi, ortodoksia, myslimanizmi, ishin tri Fe të mbështetura në Bibël, por të përshtatura për qëllimet e tyre që me emrin e Zotit, të dominonin sa më shumë territore, pra me lindjen e Feve, institucionet fetare s’ishin më thjesht Shtëpi të Zotit, ku bëheshin lutje, por u shndërruan “Në shpella kacakësh”, ku bëhej cdo gjë për të fituar materialisht. Po të kishe paranë, blije tituj, poste, bëheshe dhe Perandor, apo Papë, me anë të parasë, të hiqeshin dhe mëkatet… e plot makinacione fetare për qëllime përfitimi! Lufta që nënshkroi Gjergj Kastrioti me sulltanin, s’ishte luftë fetare, por luftë kundër Feve, të paktën ky ishte misioni në fillim, ashtu sic zakonisht edhe shqiptarët mashtrohen për të hyrë në luftë “Për bashkim kombëtar”, si gjatë Nacionalclirimtares dhe gjatë Luftës së Kosovës së fundmi, por “timoni” më pas u drejtua nga diktatura duke mos menduar për trojet e shqiptarëve, si dhe në Kosovë, as që u përmend më Bashkimi Kombëtar…
Historianët ta ndjekin këtë linjë dhe të vërtetojnë shenjtërinë e luftës së tij, pra “Luftës së Shenjtë”, se para kësaj lufte ka qenë “Lufta Taborike” udhëhequr nga Gjon Zhishka, në Bohemi, Ceki e gjetkë, për 25 vjet rresht… më pas u vazhdua nga Gjergj Araniti dhe sulltani u betua, se do kthehej i krishter dhe më pas Gjergj Kastrioti do ishte Perandor i Botës, paqja dhe mirësia do sundonte kudo!
1. Pse dështoi Lufta e Shenjtë?
Ashtu sic u minua Lufta Taborike, e cila u shtyp në vitin 1431 nga “Të moderuarit” që “lindën” mbrenda tyre të nxitur nga Papa, si dhe pranimi i disa kërkesave të taborikëve (falso) se asnjë nuk u zbatua, po kështu edhe Gjergj Araniti u tradhëtua nga misionarët e papës… kështu ndodhi edhe me Luftën e Shenjtë. Kur Gjergj Kastrioti shkonte në Azinë e Vogël, populli i përulej si Jezu Krishtit, kjo e tërboi Papën dhe me bisedime të fshehta përmes misionarëve të tij e bindi sulltanin ta vrasë, se pot ë fitonte Gjergj Kastrioti, as ai s’do të ishte më sultan, as ai s’do të ishte më Papë!
Sulltani u përpoq shumë ta asgjësonte, e ktheu edhe nga Azia, por si nuk u arrit kjo, ai me preteksin se do luftonte ne Karamani, u strehua dikun dhe e shpalli veten të vdekur, kjo për t’i shpëtuar betimit mbi librat e shenjtë!
Për këtë, para se të ndodhte shpallja e sulltanit të vdekur, Papa në bashkëpunim me Perandorin e Konstandinopojës, firmosën tekstin e unifikimit të kishave dhe përmes Gjon Huniadit tërheq Gjergj Kastriotin, të cilin tashmë s’e mështeste më sulltanati për të vazhduar luftën, se drejtimin e sulltanatit e mori djali i tij 12 vjecar Sulejmani, I cili ishte nën komandën e Mara Brankovic, si e dërguar nga Papa për të shkatërruar këtë luftë… se nuk kishte asnjë arësye tjetër, se ajo u bë sulltaneshë, jashtë rregullave të kohës, se këtë status e merrte vetëm ajo grua që linte pasardhës.
Me nënshkrimin e këtij teksti, Konstandinopoja përgatiti platformën “KËSHILLA” E CILA SHPALLTE KRYQEZATËN E KRISHTERË, KU ISHTE PËRCAKTUAR NUMURI VETËM PËR ARBNORËT (20.000)
Kështu i mbetur pa ndihmë, Gjergj Kastrioti i përgjigjet thirrjes së Papës, por mbrenda kësaj hipokrizije të Feve, jovetëm që asnjë vend tjetër nuk solli ushtri në përbërje të kryqëzatës, por edhe florinjtë që mblidhnin misionarët e Papës, shkonin për llogari të papatit, se në momentin që shpallej data e kryqëzatës, papa, ose ndërrohej e zhdukej nga skena, ose shpallej I vdekur dhe në Fund Gjergji ynë mbeti I vetëm përballë Perandorisë Osmane, ku papa fshehtas lidhte marrëveshje që popullsia që kishte përqafuar Fetë e krishtera, të mos konvertoheshin myslimanë, ndërsa arbnorët që deri në atë kohë nuk kishin pranuar të përqafonin fetë, të konvertoheshin myslimanë, ndaj me ne shqiptarët është lozur si macja me miun, se kundër nesh janë të gjithë dhe ne, mbetëm kundër njëri – tjetrit, se disa financohen nga serbia, disa nga Greqia, disa nga Turqia, disa nga dreqi e din se nga, por deri më sot ne kemi luftuar duke u mbështetur në një armik, kundër tjetrit, porn a ka dalë sic tregojnë “Bariu e shpëton delen nga ujku, për ta ngrënë vetë…
2. Pse nuk është shpallur shenjtor dhe a mund të shpallet ndonjëherë?
Ende Papati vepron si në mesjetë, kundër atyre që nuk e duan Fenë, ciladoqoftë ajo, se Fetë mes vetes ndajnë zonat e influencës, por të gjitha Fetë vetëm në trojet arbnore kanë vepruar mizorisht, se ne jemi racë hyjnore dhe gjuha shqipe është gjuha e perëndisë, ne kemi pasur manastire, ku rrinin mendimtarët dhe lutej populli, pa pasur nevojë për prift, hoxhë, baba…
Të shtypur mizorisht nga shekujt, ne, shqiptarët tashmë se kemi problem, të na hiqen Fetë, ashtu si në monizëm, por krimi më i madh i atij sistemi, qe lufta kundër besimit në Zot, apo të ndërrojmë Fe, se për ne ka rëndësi BESIMI NË ZOT! Këtë besim e kemi mbrenda shpirtit, ai lindë që në ngjizje!
Mendoj se po fryn një erë e re që vjen nga Amerika, ku është dhe qendra e masonerisë, të cilët kanë ligj themeltar, parimin tonë të lashtë: “I barabartë mes të barabartëve” për të cilin jetoi dhe luftoi dhe heroi ynë, Gjergj Kastrioti!
Koha po e tregon falsitetin e besimeve fetare, pa besë në Zot e pse në emër të tij, bëhen masakra e plackitje… bota është e lodhur nga luftrat, nga banditizmi, nga barbarizmi e sic po e shikojmë tani raca jonë është copëtuar nëpër shekuj, por të shkosh kudo të Europë, Azi, Indi, Egjypt… kanë mbetur të gjalla shenjat e lashtësisë, si gurë kufiri që kurrë koha nuk i zhduk, ndaj barbarët dhe fetarët po hanë njëri – tjetrin të mbështetur në këto konflikte nga bota demokratike perëndimore…
Gjergj Kastrioti, nuk ka nevojë të shpallet shentor nga Papa, as nga ndonjë Fe tjetër, Gjergj Kastrioti është MISIONAR I PAVDEKSHËM I PAQES DHE MIRËSISË SË NJERËZIMIT!
SHUMË ËSHTË SHKRUAR, EDHE MË SHUMË DO SHKRUHET, DERISA NJERËZIMI TË BËHET I BARABARTË, MES TË BARABARTËVE, PA FE, ME BESIM TEK KRIJONJËSI DHE TEK NJËRI – TJETRI!
SHËNIM: CILI E KA LEXUAR LIBRIN TIM, BESOJ E KUPTON CFARË DUA TË THEM ME PAK FAQE…
