Zylfije Gervall:Në prehërin e gjyshës


Zylfije Gervall

Në prehërin e gjyshës
*Për fëmijë*
Në prehër të gjyshës
Vijnë nipa e mbesa
Ngadal dhe ëmbël
Po si pilivesa.

Njëri më rrin n’prehër
E tjetri m’perqafonë
T’u tregoj ndoj prrallë
Fillojnë e kërkojnë!

U tregoi për dhelprën
Me bishtin cubel
Në kotec të Ardit
Si ngeli njëherë?

Në rrezik që ishte
Nga disa langoj
Kur bishtin ia këputën
Por kokën shpëtoi!

Kur prralla mbaron
M’shiqojn drejt në sy
T’ lutem edhe një gjyshe
Për bajlozin e zi!

O shpirtat e gjyshes
Unë ju dua shumë
Do t’ju tregoj prralla
Kur të bini ngjumë! 

About Post Author